SPAK rrëzoi padinë e vëllait ndaj Bardhit, Rama: S’paska kallëzim, iu shit gazetarëve italianë si “sapun për djathë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së SPAK se nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, për shpifje dhe kallëzim të rremë.

Duke iu referuar deklaratës së SPAK për mosfillimin e procedimit për shpifje, Rama shkruan se kallëzimi i pretenduar nga Gazment Bardhi ndaj vëllait të tij Olsi Rama ka rezultuar i paqenë.

Sipas Ramës, ky “kallëzim” inekzistent iu është shitur gazetarëve italianë si akte gjyqësore.  

Kam bërë kallëzim” po kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallëzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë, të cilëve letrat e kallëzimit inekzistent të ulëritur në parlament u janë ofruar si akte gjyqësore!”, shkruan Rama.

Kryeministri ka hedhur akuza ndaj Gazment Bardhit që sipas tij, ka gënjyer se ka bërë kallëzim në SPAK ndaj Olsi Ramës.

 “Hajde hajde ç’vete! Për të sulmuar Shqipërinë me duart e të huajve, ky soj shqiposh ka që në vitin 1912 që nuk le poshtërsi, sajesë, hile e gënjeshtër pa e nxjerrë jashtë kufijve të këtij vendi, po kjo historia e kallëzimit të pa kallëzuar për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për kallëzim të rremë është një nivel i ri pafytyrësie karshi publikut shqiptar, se palo burra që hedhin gurin e fshehin dorën ka parë plot kjo tokë, po soj burri që të ngrejë dorën sikur ka hedhur gurin, duke u hakërryer si të kishte vrarë shtatë zogj me atë gur që s’paska ekzistuar fare, nuk na kishin zënë akoma sytë!”, shkruan më tej Rama.

Kreu i qeverisë shkruan më tej se me emisionin e fundit në televizionin “Rai3”, opozita kërkon që Shqipëria të shihet si delet e zeza të Evropës.

S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur. Po s’ka shans që kjo gënjeshtër me fustan të shkurtër të mbetet pa dalë cullak faqe shqiptarëve, siç po dalin shpejt e shpejt cullak faqe italianëve edhe gënjeshtrat që ky soj shqiposh pa atdhe ia dha autorëve të atij emisionit skandaloz, për të kthyer në Itali kohën e vdekur kur Shqipëria ishte vend i zi dhe shqiptarët ishin delet e zeza të Europës!

Ta harrojë kush e tenton, ajo kohë nuk kthehet më se Shqipërisë dhe shqiptarëve s’u drejtohet dot më askush si të ishin jetimë pa identitet e pa gojë”, përfundon në reagimin e tij, kryeministri Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.