Categories: AktualitetLajme

SPAK sekuestron 390 mijë metër toka të biznesmenit Pëllumb Gjoka

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të premten sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të biznesmenit Pëllumb Gjoka, të cilat arrijnë një sipërfaqe totale prej 390 mijë metër katror.

Gjoka u arrestua me urdhër të SPAK-ut në korrik së bashku me kreun e prokurorisë së Kukësit, Xhevair Lita, ish-shefin e Operacionales, Olti Bistri, ndërsa fletarrestet ishin prerë edhe ndaj personave të tjerë të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 422 datë 23.10.2023 ka vendosur masën së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, bazuar në nenin 274 të K.Pr.Penale dhe 36 të Kodit Penal mbi 3 (tre) pasuritë të paluajtshme, me sipërfaqe totale 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) m2, si më poshtë:

  • Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregtare;
  • Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregtare;
  • Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj.

Nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me persona të tjerë,” njoftoi SPAK-u.

Operacioni për arrestimin e Gjokës dhe grupit

Policia e Shtetit dhe ajo italiane kanë zhvilluar një operacion të përbashkët, duke çuar në pranga prokurorë, biznesmenë, zyrtarë të policisë dhe eksponentë të botës së krimit.

Bëhet me dije se aksioni policor është shtrirë në disa qytete të vendit, ndërsa deri më tani është konfirmuar arrestimi i drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-kreu i Forcave Operacionale, Olti Bistri dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit “Bajri”.

Dyshohet se arrestimet kanë ardhur për akuzat shpërdorim detyre, korrupsion dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal.  Operacioni është zhvilluar nga policia e shtetit nën drejtimin e SPAK në bashkëpunimin me autoritetet Italian.

Një ndër të arrestuarit Oltion Bistri u largua nga posti në krye të operacionales pas ardhjes në detyrë si ministër i Brendshëm, Taulant Balla. Më herët, në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa ka drejtuar edhe Policinë e Durrësit si dhe Komisariatin Nr.2 në Tiranë.  I arrestuari, tjetër biznesmeni Pëllumb Gjoka në vitin 2017 mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar, ku tha se operacioni i zhvilluar ishte kundër krimit të organizuar. Sipas Ballës, në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe eksponentë të krimit të organizuar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

21 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

21 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

21 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

22 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

22 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

22 hours ago

This website uses cookies.