Lajme

SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar dy vila në Kodrën e Diellit, të cilat janë në pronësi të Monika Kryemadhit, deputetë e Partisë së Lirisë, dhe të nënës së saj, Fatme Kryemadhi. Ky veprim ka ardhur pasi Monika Kryemadhi është nën hetim për akuzat e korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Vendimi për sekuestrimin e pasurisë është lidhur me hetimet ndaj Kryemadhit, ndërsa një ditë më parë, Gjykata e Apelit la në fuqi masën “Detyrim paraqitje”. Monika Kryemadhi reagoi duke akuzuar SPAK për veprime të paligjshme dhe përdorimin e provave të falsifikuara në procesin ndaj saj.

Kujtojmë se në burg ndodhet ish-presidenti, Ilir Meta, ish-bashkëshorti i Kryemadhit, pasi akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, me dyshime të nisura që nga çështja CEZ-DIA.  

Pasuritë e sekuestruara janë:

1. Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;

kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

2. Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;

kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K.,

me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

7 Marsi në Këshillin e Qarkut – Kryetari Edmond Ndou pret mësues arti dhe artistë të spikatur të Shkodrës

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti…

1 day ago

Abissnet Superiore në RTSH: Kampionati rikthehet të hënën, spikat klasikja Tirana-Vllaznia

Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e…

1 day ago

7 mars 1887, hapet shkolla e parë shqipe. Historiani: Sulltanin e bindi Sami Frashëri

7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë…

1 day ago

SHBA pritet të mbyllë një duzinë misionesh diplomatike në mbarë botën

Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një…

1 day ago

7 Marsi – Ndahen çmimet për arsimtarët, Rama: Ambicia jonë, të rritim pagën e mësuesve

Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim,…

1 day ago

Ceremonia e nderimit të mësuesve, Manastirliu: Meritoni më të mirën, mbështetja për ju prioritet

Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të…

1 day ago

This website uses cookies.