SPAK sekuestron pasuritë e Pëllumb Gjokës/ Dyshohet se dokumentet e tokave-pyje në Velipojë ishin falsifikuar

spak 1
SPAK ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Në njoftimin e SPAK flitet për një sërë pasurish, toka në zonën e Pulaj- Plazh, Velipojë, të cilat figuronin të regjistruara në emër të personave të tjerë.Nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga Gjoka, në bashkëpunim me persona të tjerë.Në njoftimin e SPAK thuhet se janë sekuestruar pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2,, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, , regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare .Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të babait të tij Kol Gjoka. Biznesmeni Pëllumb Gjoka u arrestua pak muaj më parë nga SPAK si anëtar i grupit të strukturuar kriminal.