Spaleti: Duhet të kishim shënuar më shumë gola

Trajneri i Italisë ka vlerësuar paraqitjen e bërë nga lojtarët e tij duke thënë se: “Duhet që të shënonim më shumë gola. Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë me volum të lartë, por nuk kemi shfrytëzuar sa duhet rastet e krijuara”.
Mes të tjerash ai vlerësoi lojtarët e tij pasi në pjesën e dytë arritën që të qëndronin mirë në fushë edhe pse Shqipëria rriti ndjeshëm presionin.