Spaleti thërret përforcime
Trajneri i Italisë, Luçano Spalleti ka thirrur dy lojtarë të rinj për dy ndeshjet e fundit eliminatore të të kaltërve, kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Manuel Laxari i Lacios dhe Kristiano Biragi i Fiorentinës janë grumbulluar nga trajneri për shkak të mungesave të shkatuara nga dëmtimet. Spaleti nuk do të ketë në dizpocizion Kalabria, Meret, Toloi e Lokatelin, ndërsa në dyshiom është Andrea Kambiaso.
Italia do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut në Romë më 17 nëntor e më pas me Ukrainën në Leverkusen të Gjermanisë. Italisë i duhen katër pikë për të zënën vendin e dytë në grupin C, pas Anglisë.
Të kaltrit kanë tri pikë më pak se Ukraina, por edhe një ndeshje më tepër për të luajtur. Në lojë matematikisht është edhe Maqedonia, e barabartë me Italinë, por me kalendar më të vështirë, me Anglinë pas të kaltërve.