Spalletti: Më vjen keq për ata që kanë mbetur jashtë
Duke folur për Sky Sport, trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka trajtuar tema të ndryshme në kuadër të Kampionatit Evropian, duke nisur nga kampionët e së shkuarës që mbërritën në Coverciano: “Për mua bëhet e lehtë, mjafton të shohësh se ku kam lindur për të thënë se jam i emocionuar. Bëhet e natyrshme dhe pasi pashë të gjithë numrat 10 së bashku u emocionova edhe më shumë. Ne ramë dakord dhe ia dolëm të takohemi dhe kjo më bën shumë të lumtur”.
Trajneri më pas shtoi: “Kemi të bëjmë me një grup djemsh shumë seriozë. I dërgojmë një përqafim Francesco Acerbi dhe Giorgio Scalvini, por më pas duke ardhur këtu të gjithë sollën disponueshmërinë e tyre maksimale. Ata që u stërvitën ishin të lumtur që shpresonin të thirreshin dhe erdhën me vrap kur panë hapësirën”.
“Më vjen keq edhe më shumë për ata që kam lënë jashtë, sepse duam disponueshmëri dhe përulësi nga të gjithë. Futbolli ka nevojë për stimuj dhe njerëz që duan të tregojnë vlerën e tyre. Një nga 10-at tha se ata që nuk i pranojnë sfidat, humbasin. Ne duhet të shohim se si bëhen këto sfida, për lojtarët që kanë një të kaluar tjetër”.