Spalletti publikon listën e Italisë, ja kush janë rivalët e Shqipërisë në Euro 2024
Trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Evropian të Gjermanisë. Italia është në të njëjtin grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë në Euro 2024.
Duke u nisur nga këta 30 emra, trajneri italian do të hartojë listën përfundimtare të 26 lojtarëve që do të shkojnë në turneun kontinental, e cila do të komunikohet më 6 qershor.
Calafiori grumbullohet për herë të parë në kombëtaren italiane, ndërsa Bellanova, Fagioli dhe Folorunsho marrin ftesën për herën e dytë. Rikthehen Ricci dhe Provedel. Përveç të dëmtuarit Zaniolo dhe të skualifikuarit Tonali bie në sy mosgrumbullimi i Immobile, Gatti dhe Locatelli.