Spalletti publikon listën, mungojnë 3 sulmues të njohur te Italia

Janë 28 lojtarë të thirrur nga trajneri Luciano Spalletti për ndeshjet miqësore në SHBA kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, testet e para në kuadër të Euro 2024. Janë tre lojtarë të rinj: ata janë mbrojtësi i Torinos Raoul Bellanova, mesfushori i Veronës, Michael Folorunsho dhe sulmuesi i Udineses, Lorenzo Lucca.

Që të tre ishin thirrur tashmë në takime kushtuar futbollistëve me interes kombëtar, me Folorunsho që nuk mund t’i përgjigjej thirrjes për shkak të sindromës së gripit. “Azzurrët” do të grumbullohen mbrëmjen e së dielës së 17 marsit në Romë dhe të hënën do të kenë seancën e parë stërvitore në Acqua Acetosa. Nisja për në Miami është planifikuar për të martën në orën 10:20.

Retegui rikthehet në sulm, por nuk ka vend për Scamacca, Immobile dhe El Shaarawy. Cristante është snobuar në mesfushë, ndërsa Jorginho është aty. Portieri i katërt është Carnesecchi nga Atalanta.

Të enjten më 21 mars (22:00 me orën shqiptare, 17:00 me orën lokale) në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale, shtëpia e Inter Miami, Italia do të përballet me Venezuelën, ndërsa të dielën e 24 marsit (21:00 me orën shqiptare, 16:00 me orën lokale) do të përballet me Ekuadorin në Red Bull Arena në  Nju Jork.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.