Spanja, de la Fuente: E merituam, krenar për këta lojtarë
Spanja fiton Euro 2024 me meritë, por trajneri Luis de la Fuente nuk dëshiron të ndihet i ngopur. Duke folur për mediat spanjolle në bilbilin e fundit, trajneri është euforik dhe krenar, por për skuadrën e tij do të duhet të jetë një pikënisje dhe jo një pikë mbërritjeje: “Shpresoj që ky moment të ndihmojë të jemi më të mirë çdo ditë. Gjithmonë përmirësohemi, ky është qëllimi ynë, virtyti i kësaj skuadre është se ne gjithmonë mendojmë të jemi pak më të mirë”.
Por gjithsesi është një fitore: “Nuk mund të jesh më i lumtur se kaq. Duke parë gëzimin e tifozëve, lojtarëve… Sot ishte një ditë e mrekullueshme, një ekip kampion europian u kurorëzua me meritë”.
“Sot jam edhe më krenar, duhet të përmirësohemi dhe do ta bëjmë sepse këta lojtarë janë shembull për të gjithë, janë shumë të mirë”, tha trajneri.