Spanja, De la Fuente: Gjeorgjia? Nuk është e lehtë
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, komenton ndeshjen kundër Gjeorgjisë, e vlefshme për 16-shen e Euro 2024. “Nuk mendojmë se do të jetë një ndeshje e lehtë. Ata janë rritur shumë, për të fituar do të duhet të bëjmë shumë mirë. Të gjithë lojtarët janë mirë. Unë u besoj të gjithë lojtarëve që kam thirrur”.
Për Lamine Yamal: “Ai është i veçantë, në një nivel futbolli ai demonstron një pjekuri që është e papërshtatshme për moshën e tij”.
“Shumë gjëra mund të ndodhin në një ndeshje. Duhet të luajmë në nivelin tonë më të mirë që të arrijmë ta fitojmë. Ne jemi të etur për të luajtur. E njoh shumë mirë futbollin gjeorgjian, kam parë rritjen e futbollit të tyre dhe të lojtarëve të kombëtares. Tani shumë prej tyre luajnë në liga të ndryshme në Evropë”.