Spanja De la Fuente: Ky grup do bëjë historinë

SHKODRA

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, komentoi suksesin ndaj Gjermanisë që i dha kualifikimin për në gjysmëfinalen e Euro 2024: “Me përkushtim dhe punë ekipore merrni rezultate. Ky ekip do të mbetet në histori. Goli i pësuar ishte një goditje e fortë, na u deshën disa minuta për t’u rikthyer në lojë, por më pas ne vazhduam të insistojmë deri në golin e mrekullueshëm të Merinos”.
Cilësia e skuadrës do të jetë e dobishme në gjysmëfinale duke pasur parasysh pezullimet e Le Normand dhe Carvajal dhe dëmtimin e Pedrit. “Të 26 lojtarët janë gati, secili do të japë kontributin e tij në kohën e duhur. Këta lojtarë janë shembull për popullin spanjoll”.