Luis de La Fuente nuk e fsheh kënaqësinë e tij për dominimin ndaj Italisë dhe për kualifikimin e Spanjës së tij në fazën e 16-shes të Euro 2024, ndërsa ka dhe një ndeshje për të luajtur, atë me Shqipërinë. “Jam krenar për një grup të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm lojtarësh që kanë një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar”, – deklaroi trajneri i përfaqësueses spanjolle.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë ndaj një skuadre të madhe që e dominuam gjatë gjithë ndeshjes. Rezultati ishte i ngushtë. Patëm shumë mundësi. Shpresojmë të vazhdojmë të jetojmë sipas asaj që pritet prej nesh”.
De La Fuente i mban këmbët fort në tokë, sepse rrugëtimi është ende i gjatë: “Kur duhet të takosh skuadrat e mëdha është një lojë ndryshe. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me përulësi dhe duke ditur se kemi hapësirë për përmirësim”.
Spanja e tij sulmoi pa pushim, por në fund triumfoi vetëm falë autogolit të Calafiorit. “Ne nuk duhet të humbasim zemrën, sepse ndeshjet vendosen nga detajet. Nuk ka ndonjë më të mirë se ne dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me këtë bindje, duke respektuar të gjithë rivalët. Kemi pritshmëri të mira nëse vazhdojmë t’i bëjmë gjërat ashtu siç po i bëjmë”.
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
This website uses cookies.