Spanja dëbon dy diplomat amerikanë

spanja

spanja

Spanja ka dëbuar dy anëtarë të stafit të ambasadës amerikane në Madrid, pasi një hetim doli në përfundimin se diplomatët I kishin dhënë shuma të mëdha me para dy oficerëve të inteligjencës spanjolle në këmbim të sekreteve.

Spanja ka dëbuar dy anëtarë të stafit të ambasadës amerikane në Madrid të cilët I ka akuzuar se I kanë dhënë oficerëve të inteligjencës spanjolle në këmbim të sekreteve. 

Nga dy vendet, që janë aleate dhe shpesh këmbejnë informacione inteligjence, nuk ka pasur ndonjë konfirmim për këtë lëvizje deri tani. 

Por sipas mediave spanjolle, dy anëtarët e stafit të ambasadës amerikane përmbushën kërkesën e Madridit për t’u larguar nga territori i vendit, pasi një hetim tregoi se dy oficerë të inteligjencës spanjolle iu kishin dhënë informacione për për shuma të mëdha. 

El Pais ndërkohë raporton se më shumë se dy agjentë amerikanë mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje. Gazeta spanjolle gjithashtu raportoi se oficerët spanjollë që kishin dhënë informacione janë arrestuar dy muaj më parë, por gjykata kishte urdhëruar që rasti të mbahej sekret.

El Pais gjithashtu bëri të ditur se ambasadorja amerikane në Madrid ishte thirrur nga autoritet spanjolle, ku ishte se nuk kishte dijeni për ngjarjen dhe kishte kërkuar falje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.