Kombëtarja e Spanjës përveçse po bën një paraqitje mjaft të mirë, ajo ka thyer edhe 3 rekorde. Pas 4 ndeshjeve të para të luajtura në finalet e Euro 2024 skuadra e drejtuar nga trajneri De la Fuente ka arritur një rekord shikuesish. Konkretisht sfidën me Gjeorgjinë e kanë ndjekur mesatarisht 9 milion e 59 mijë shikues. Një shifër kjo që i kaloi 8.5 milionë ndjekës të ndeshjes kundër Italisë, deri atëherë më e ndjekura e këtij Evropiani. Ndërkohë që pas analizimit të audiencës së regjistruar në ndeshjen e së dielës kundër Gjeorgjisë, ka kaluar edhe shifrën prej 14 milion e 86 mijë “shikues unikë”, pra ata që e panë në një moment të caktuar. Spnjaë-Gjeorgji është ndeshja me më shumë ndjekës deri tani në Euro 2024. Debutimi i skuadrës spanjolle në Euro 2024, kundër Kroacisë u ndoq mesatarisht nga 5 milion e 78 mijë shikues, kundër Italisë me 8 milion e 552 mijë dhe kundër Shqipërisë, kishte një audiencë mesatare prej 6 milion e 704 mijë shikuesish. Një tjetër rekord i arritur nga kombëtarja spanjolle ishte, 4 fitore radhazi në një evropian, gjë që nuk ishte arritur kurrë më parë. Ky është rekordi i arritur nga trajneri Luis de la Fuente pasi mposhti Kroacinë, Italinë, Shqipërinë dhe Gjeorgjinë. Ndërsa Lamine Yamal këtë të diel tejkaloi një rekord që mbahej nga Jude Bellingham. Spanjolli u bë lojtari më i ri që ka luajtur në një ndeshje të Evropianit, në moshën 16 vjeç e 353 ditë. Yamalit i mungon rekordi i golashënuesit me moshë më të re që mbahet ende nga zvicerani Johan Vonlanthen me 18 vjeç e 141 ditë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.