Spanja kampione e Euro 2024. Mposht 2 me 1 Anglinë në finalen dramatike në Berlin

Spanja është kampione e Euro 2024 pasi ka mposhtur në shifrat 2 me 1 Anglinë. Në këtë mënyrë, Spanja rrëmbyen për herë të katërt Kupën e Europës.

Finalja e sotme shënoi edhe epilogun e një muaji plot emocione dhe sfida, ku Spanja dhe Anglia u ndeshën në finale ku Furia e Kuqe shënoi emrin e tyre në librin e historisë së Europianëve.

Ndërkohë Anglia vijon të vuajë mallkimin e saj duke mos fituar asnjë trofe në një kompeticion të madh futbollistik që pas fitores së Kupës së Botës në vitin 1966.

Spanja shihej si favorite, pasi fitoi  6 nga 6 ndeshjet e luajtura dhe ishte në këtë finale me futbollin më të bukur dhe këtën e tregoi edhe mbrëmjen e sotme ndaj “Tre Luanëve”, kur gjetën golin e avantazhit me anë të Nico Williams në minutën e 47. Nga ana e saj, Anglia do të vuante nga sulmet spanjolle për minuta me radhë derisa Cole Palmer arriti të barazojë shifrat me anë të një gjuajtje që nga jashtë zonës dhe duke iu dhënë shpresë anglezëve. 

Por përpjekja e anglezëve për ta dërguar lojën në shtesë nuk zgjati shumë pasi pak para përfundimit të ndeshjes, ishte Mikel Oyarzabal në minutën e 86. 

Në këtë mënyrë, Spanja hipotekon trofeun e katërt të Kampionateve Europiane në historinë e saj.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.