Bota

Spanja miraton masën historike: pushim të paguar në rast të motit të keq

Një muaj pas katastrofës mjedisore që përfshiu rajonin e Valencias nga përmbytjet apokaliptike duke shkaktuar mbi 200 të vdekur, Spanja miraton një masë historike: pushimin klimatik, shkruan corriere.it.

Parlamenti do të ketë një muaj kohë për ta kthyer në ligj dekretin që u lejon punëtorëve të marrin deri në katër ditë leje me pagesë në rast të kushteve ekstreme të motit që mund të rrezikojnë jetën e tyre në udhëtimin nga shtëpia drejt vendit të punës.

Frymëzimi vjen nga legjislacioni që ekziston tashmë në Kanada dhe parashikon që njerëzit mund të vlerësojnë nëse duhet të përfitojnë nga pushimi me pagesë pas paralajmërimeve për klimën të lëshuara rregullisht nga autoritetet kompetente.

Tonelatat e baltës dhe litrave ujë që mbytën gjithçka, duke i kthyer parkimet nëntokësore në kurthe vdekjeje ende tronditin opinionin publik, jo vetëm opinionin spanjoll.

E tillë ishte tronditja që as sovranët Felipe dhe Letizia nuk u kursyen nga zemërimi popullor, fotot e të cilëve që paraqesin fytyrat e tyre të pista me baltë të përzier me lot, tashmë kanë hyrë në historinë e monarkisë spanjolle.

Kjo masë duket si një mënyrë reagimi për të siguruar që ngjarje si këto të mos jenë më shkaku i vdekjeve që mund të ishin shmangur.

Ligji përcakton se punonjësi mund të përfitojë leje vetëm nëse kompania jep pëlqimin e saj, në të kundërt nuk është e mundur të aktivizohen mbrojtjet e parashikuara nga leja klimatike. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.