Spanja në kaos, bashkëshortja e Moratës u kthen përgjigje kritikëve në rrjetet sociale
“Morata, kapiteni, i cili po turpëron Spanjën jo vetëm me nivelin e tij të dobët në Europian”. Ka mjaftuar një opinion me titullin në fjalë në prestigjozen “El Confidencial” për të bërë tërbuar familjen Morata.
Aliçe Kampelo ka komentuar kështu artikullin: “Nuk më pëlqen roli i viktimës, por nuk më duket aspak normale. Nuk më duket nivel i lartë gazetarie shkrimi i një artikulli si ky një ditë përpara gjysëmfinales”.
Autori i shkrimit në të përditshmen spanjolle shkruante për Moratën si një turp për Spanjën. Ai pyeste se kush ishte ky lojtar, i cili nuk përfaqëson vlerat e kombit, por edhe fliste keq për Spanjën.