Spanja përballë një fatkeqësie mjedisore, plastika “mbush” bregdetin
Spanja veriore i frikësohet një fatkeqësie mjedisore pasi miliona elementë të vegjël plastike kanë dalë në breg pasi kanë rënë nga një anije.
Më shumë se 1.000 thasë me plastikë besohet se kanë rënë nga një anije e operuar nga kompania daneze Maersk, më 8 dhjetor. Qindra vullnetarë kanë punuar për të pastruar bregdetin në rajonin veriperëndimor të Galicisë.
Alarmi është ngritur edhe në bregun e Asturias, më në lindje.
Deri në gjashtë kontejnerë besohet se kanë rënë rreth 80 km në perëndim të Viana do Castelo në Portugalinë veriore.
Dhjetëra komunitete bregdetare kanë parë një “baticë të bardhë” të plastikës që dalin gradualisht në breg që nga 13 dhjetori.
Zonat më të prekura janë rreth qytetit port të Noias dhe peshkatarët më në jug në Vigo kanë parë thasë me plastikës që lundrojnë në Atlantik.
Prokurorët publikë kanë hapur një hetim dhe ka frikë se derdhja mund të përhapet së shpejti më në lindje përgjatë bregdetit verior drejt vendit bask./ BBC