Spanja planifikon taksën 100% për shtëpitë e blera nga banorë jo të BE-së
Spanja po planifikon të vendosë një taksë deri në 100% për pronat e blera nga jorezidentët nga vende jashtë BE-së. Kryeministri Pedro Sánchez tha se masa “e paprecedentë” ishte e nevojshme për të përmbushur urgjencën e strehimit të vendit.
“Perëndimi përballet me një sfidë vendimtare, të mos bëhet një shoqëri e ndarë në dy klasa, pronarët e pasur dhe qiramarrësit e varfër. Banorët jo të BE-së blenë 27,000 prona në Spanjë në 2023, jo për të jetuar, por për të fituar para prej tyre. Në kontekstin e mungesës në të cilën ndodhemi, ne padyshim nuk mund ta lejojmë,” tha ai.
Sánchez nuk dha detaje se si do të funksiononte taksa dhe as një afat kohor për paraqitjen e tij në parlament për miratim, por qeveria e tij tha se propozimi do të finalizohej “pas një studimi të kujdesshëm”.
Kjo masë synon përmirësimin e përballueshmërisë së banesave në vend. Gjithashtu pjesë e masave përfshijnë edhe taksa më të larta për banesat turistike.
“Nuk është e drejtë që ata që kanë tre, katër apo pesë banesa me qira afatshkurtër të paguajnë më pak taksa se hotelet”, shtoi kryeministri.