Spanja “uragan” mbi Italinë, por…Donnarumma u mund nga një autogol
Spanja mposht Italinë në ditën e dytë të Grupit B të Euro 2024. Në Gelsenkirchen gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të spanjollëve. Ndeshje e dominuar nga skuadra e de la Fuente, e aftë për të sfiduar Donnarumma në më shumë se një rast për të gjithë nëntëdhjetë minutat.
Kapiteni i italianëve i mohoi gol Pedri, Ruiz dhe Morata në pjesën e parë dhe duke falënderuar traversën në rastin e Nico Ëilliams në pjesën e dytë.
Megjithatë, ai nuk mundi të bënte asgjë për devijimin fatkeq të Calafiorit në minutën e 54-të që shkaktoi autogolin vendimtar. Spanja kualifikohet kështu në fazën e 16-shes së Euro 2024.