Spanjë-Gjermani “luftë” deklaratash, Yamal i përgjigjet Lehmannit
Spanjë-Gjermani është nxehur që tani. Pas dy ditësh kombëtarja e drejtuar nga José de la Fuente dhe ajo e trajnerit Julian Nagelsmann do të përballen në çerekfinalen e Euro 2024, por ndeshja tashmë ka nisur me fjalë. Vendasit e Gjermanisë kanë frikë nga spanjollët, të konsideruar si favoritë, por ka edhe nga ata që po e vlerësojnë mungesën e përvojës së lojtarëve iberikë.
Mes tyre është edhe Jens Lehmann, ish-portier i kombëtares gjermane (dhe njohës i vjetër i futbollit italian për shkak të eksperiencës në Milano), i cili është shprehur kështu në Ëelt TV: “Në planin teknik ata janë padyshim më të mirë se ne dhe e kemi parë me rezultatet e shkëlqyera të marra fillimisht në fazën e grupeve dhe më pas në 1/8 e finales kundër Gjeorgjisë, por është një ekip lojtarësh të rinj dhe pa përvojë.
Përgjigjet nga Spanja nuk vonuan të vinin. Duke iu përgjigjur një pyetjeje specifike, anësori ofensiv i “La Rojas”, Lamine Yamal tha: “Ne nuk dëgjojmë askënd, do të tregojmë se çfarë jemi në fushë. Kjo deklaratë sigurisht që nuk e ndihmon Gjermaninë, ajo na ndihmon neve. Gjëja më e mirë është të mos them asgjë. Do të shohim nëse jemi të vegjël dhe të pafajshëm”.