Spanjë-Gjermani, “Wirzala” përballë provës së zgjarrtë

Spanjë-Gjermani, por edhe Williams e Jamal kundër Wirtz e Musiala. Përballja e së premtes në Shtutgart premton spektakël, midis dy skuadrave më të mira të Euro 2024 deri tani, me lojën më bindëse, me golat më shumtë të shënuar, por edhe me disa nga talentet më të mëdhenj që në vitet në vijim mund të ofrojnë një rivalitet të ngjashëm me atë që kemi parë në 15 vitet e fundit midis Leo Mesit e Cristiano Ronaldos, bashkë me të tjerë të afirmuar tashmë si Mbape, Vinicius, Haland apo i riu tjetër Arda Gyler. Në katër ndeshjet e para, Nico Williams e Lamin Jamal kanë qenë më spektakolarë, me vallëzimet e tyre me top e festimet plot ngjyra; ndërsa Jamal Musiala e Florian Wirtz më produktive në përfshirjen direkt te golat. Musiala ka shënuar 3 gola, Wirtz 1, Williams 1 gol e 1 asist, Jamal ka dhënë 2 asist, pa e gjetur ende rrugën e rrjetës. Dy spanjollët luajnë në krahë të kundërt të fushës, ndërsa dy gjermanët janë në fakt një dyshe e mirëfilltë, luajnë pranë njëri-tjetrit e kombinojnë shpesh për shkak të pozicioneve që kanë në sulmin e Gjermanisë, aq sa kanë fituar edhe emrin Wirtziala. Veç aksioneve në fushë, Williams e Jamal dhe Wirtz e Musiala janë miq edhe jashtë saj, çka vetëm e përmirëson atmosferën dhe bashkëpunimin. Kushdo që të fitojë, spektakli është i garantuar, nesër, por edhe në vitet në vazhdim.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.