Spanjë/ Zelensky kërkon të rris mbështetjen për Ukrainën

zelensky 5.10

zelensky 5.10

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur të enjten në qytetin spanjoll Granadë, për të marrë pjesë në një samit me liderë evropianë, teksa i rrit përpjekjet për të siguruar më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, që po përballet me pushtimin rus.

Lufta e Rusisë në Ukrainë hyn shpejt në muajin e 20-të, por mbështetja ndaj Kievit ka nisur të zbehet në disa shtete.

Zelensky dhe 46 udhëheqës tjerë shtetërorë pritet të takohen të enjten në Granadë, në kuadër të një takimi të thirrur nga Komuniteti Politik Evropian – një forum unik prej 27 vendeve anëtare dhe 20 shteteve tjera të Evropës dhe Kaukazit.

“Synimi ynë i përbashkët është që të garantojnë siguri dhe stabilitet për shtëpinë tonë evropiane”, ka shkruar Zelensky në X – platformë e njohur më parë si Tëitter.

“Ne jemi duke punuar së bashku me partnerët për ta përmirësuar arkitekturën evropiane, sidomos sigurinë rajonale. Ukraina ka propozime substanciale në këtë drejtim”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se prioriteti kyç i Ukrainës është përmirësimi i mbrojtjes së saj ajrore, para nisjes së motit të ftohtë.

Infrastruktura e energjisë së Ukrainës është goditur rëndë nga Rusia dimrin e vitit të kaluar, duke i përballur miliona ukrainas me situata shumë të vështira.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.