Te Interi gjithçka është gati për ndeshjen ndaj Spartës së Pragës, në xhiron e parafundit të kësaj faze të Champions League. Një ndeshje vendimtare për të tentuar sigurimin e “Top 8”. Dhe Simone Inzaghi ka ende disa dyshime për njëmbëdhjetëshen që do të dalë në fushë. “Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes që do të përballemi, kam ende disa dyshime për formacionin që do të zgjidhet nesër në mëngjes – shpjegoi trajneri i zikaltërve – Si është Frattesi? Unë jam i pavendosur nëse do ta nis me atë apo Barellan”.
Më pas për gjendjen e Acerbit dhe ardhjen e përforcimeve të mundshme: “Nuk donim ta detyronim Acerbin, ai do të humbasë këtë ndeshje dhe atë kundër Leçes. Tregu? Klubi po monitoron, nuk do t’i ndërroja këta lojtarë për asgjë në botë”.
“Ne dalim nga ndeshja kundër Empolit, më pak se 48 orë më parë, do të duhet të përpiqem të zgjedh. Kam nja dy dyshime për të zgjidhur nesër në mëngjes, luajmë kundër një skuadre që nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga 15 dhjetori, ka luajtur mirë në miqësoren e fundit. Është një ekip fizik, unë kam luajtur si futbollist në këtë fushë dhe nuk është e lehtë”.
Pas deklaratës së Presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, Klubi i Futbollit Vllaznia i është drejtuar…
Nuk ka histori ndeshja mes Jannik Sinner dhe Alex De Minaur, e vlefshme për një…
"Është një ëndërr e bukur. Duam të përballemi me Milanin duke luajtur lojën tonë", thotë…
Girona dhe Champions League, për tu rinisur pas humbjes së rëndë në kampionat ndaj Juventusit.…
Në prag të ndeshjes së Champions League kundër Salzburgut, Carlo Ancelotti u jep fund zërave…
Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë fundjavë, me ndeshje që…
This website uses cookies.