Spartakiada e shkollave, mbyllet me sukses aktiviteti sportiv në Shkodër
Mes një atmosfere të zjarrtë stadiumi “Loro Boriçi” priti sot garat finale të Spartakiadës me shkollave 9 -vjeçare dhe të mesme të qytetit të Shkodrës.
Për drejtoren e ZVA Shkodër, Brisela Kadija, Spartakiada sportive në shkollat e Shkodrës, sherben per ta kthyer sportin si kryefjalë të brezit të ri dhe për ta promovuar atë.
Drejtuesi i sporteve në Bashkinë Shkodër, Auron Miloti, theksoi se të tilla organizime shërbejnë edhe për nxjerrjene elementit të ri në sporte të ndryshme.
Për 5 ditë me radhë, ekipet sportive të shkollave të qytetit garuan në disiplina të ndryshme në garat që u zhvilluan në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe stadiumin “Loro Boriçi”.