Speca të pjekur me salcë kosi 

speca me salce 1024x576 1

speca me salce 1024x576 1

Përbërësit

(në varësi të personave mjafton që të shtoni sasinë e përbërësve)

  • 4-5 speca të kuq të trashë
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 200 g salcë kosi
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë

Përgatitja

Si fillim të piqni specat në mënyrë që të jenë ftohur kur të përgatisni sallatën.

Në një tavë shtroni një letër pjekjeje dhe vendosni aty specat dhe futini për t’i pjekur në furrë me 180-200 gradë.

Sigurohuni që t’i ktheni nga të dyja anët që të piqen plotësisht.

Pasi t’i keni pjekur largojini nga furra dhe vendosini në një pjatë dhe mbulojeni me kapakun e një tenxhereje ose me një pjatë tjetër.

Ndërkohë merrni salcën e kosit, të cilën mund ta përgatisni dhe vetë duke kulluar gjatë natës në një këllëf jastëku kos natyral.

Salcën e kosit bashkojeni me majdanozin që e keni qëruar dhe larë me ujë të bollshëm mëparë dhe hidhini kripë dhe hudhër ne shtypur.

Lëreni mënjanë salcën që të marinohet me majdanozin në frigorifer.

Nëse dëshironi një shije më të fortë mund ta përgatisni salcën e kosit që në darkë dhe ta ruani për të nesërmen në frigorifer.

Kështu aroma dhe shija karakteristike e majdanozit do të bashkohet me salcën kremoze të kosit dhe rezultati do të jetë mbresëlënës.

E ndërsa hudhra do të japë aromën e saj të fortë dhe karakteristike. Por nëse e keni problem aromën, mund edhe të mos e përdorni.

Gjatë kohës që keni përgatitur salcën e kosit, specat janë ftohur mjaftueshëm sa për t’i qëruar.

Hiquni lëkurën dhe më pas farat dhe vendosini në një pjatë të thellë.

Mund t’i prisni në shirita ose t’i lini të plotë sipas dëshirës.

Hidhni vajin e ullirit dhe pak kripë e më pas shtoni me lugë salcën e kosit.

Në fund spërkateni përsëri me pak vaj ulliri dhe mund ta shijoni këtë sallatë plot shije dhe të shëndetshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.