Spektakël në Hamburg, Shqipëria barazon përballë Kroacisë
Një ndeshje e bukur, e mbushur me emocione dhe gola është zhvilluar në “Volksparkstadion” të Hamburgut mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Ka spektakël dhe emocione deri në minutën e fundit, por nuk ka fitues, pasi sfida mbyllet në barazim 2-2.
Djemtë kuqezi luajnë shumë mirë në pjesën e parë, të cilën e mbyllin në avantazh falë golit të shënuar nga Qazim Laçi. Shqipëria dominon Kroacinë madje flirton edhe me golin e dytë.
Në pjesën e dytë kroatët luajnë më mirë dhe barazojnë shifrat me Kramaric. 2 minuta më vonë një autogol i Gjasulës kalon Kroacinë në avantazh. Por, Shqipëria reagon dhe pas disa rasteve të mira arrin të gjejë golin e barazimit me Gjasulën.
Minutat e mbetura të sfidës janë emocionuese, skuadrat hapen dhe ka disa mundësi shënimi, por në fund sfida mbyllet pa fitues, në barazim 2-2. Shqipëria dhe Kroacia marrin pikët e para në grup dhe mbajnë gjallë shpresat për kualifikim.