Spikerja e televizionit izraelit shkon në emision me armë në brez

70c54f0c3f0e4ae8b97f28eb5c82e63f
Lital Shemesh, një prezantuese e Kanali 14, u shfaq me pistoletë në brez disa ditë pasi ajo u bëri thirrje izraelitëve të armatoseshin si një mënyrë vetëmbrojtje pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi. Fotot e publikuara të gazetares tregojnë se mes izraelitëve ka një rritje kërkese për të qenë të armatosur, shkruajnë mediat e huaja.
Shemesh, e cila është gjithashtu një rezerviste e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ka folur hapur për nevojën e Izraelit për të mposhtur Hamasin. Ajo u shpreh në tetor se sulmi i befasishëm që la rreth 1200 të vdekur ishte një holokaust i dytë për për Izraelin.