Lajme

Spiropali: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, kryefjala e punës së Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë ka prezantuar platformën e re të konsultimit publik, një nismë që synon të rrisë transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile në proceset parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në fjalën e saj, u shpreh se, transparenca është një ndër vlerat dhe standardet kryesore të Kuvendit, e përcaktuar si e tillë edhe në Planin e ri Strategjik, 2025-2030.

Transparenca është një ndër vlerat dhe standardet kryesore të Kuvendit, e përcaktuar si e tillë edhe në Planin e ri Strategjik, 2025-2030, i cili u paraprin dhe kalendarizon nevojat e brendshme të konsolidimit të Kuvendit të Shqipërisë si zemra e demokracisë dhe e republikës parlamentare, imperativat që shtrojnë para Kuvendit zhvillimet në shoqërinë shqiptare dhe, ajo që është më kryesorja, kërkesat dhe standartet e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

Ajo deklaroi sot se, anëtarësimi i Shqipërisë në familjen evropiane është sot kryefjala e punës së Kuvendit, ndaj theksoi ajo, risitë e Platformës së Konsultimit publik, do të jenë kryefjala  më e aksesueshme dhe më e përdorshme nga partnerët e Parlamentit edhe e veprimtarisë së shoqërisë civile.

Duke vlerësuar punën që kanë bërë shërbimet e Kuvendit, Spiropali adresojë dy problematika duke sugjeruar duke e bërë këtë platformë më produktive dhe të dobishme, sidomos për procesin legjislativ.

Sugjerimi i parë lidhet me zgjerimin e spektrit të akteve ligjore që i nënshtrohen platformës së konsultimit publik, duke përfshirë në procesin e konsultimit të gjitha aktet ligjore dhe duke mos e lënë këtë praktikë në dorë të vendim-marrjes së komisioneve të përhershme, vendime që në mjaft raste marrin konotacion politik. Sugjerimi i dytë lidhet me përshpejtimin e afateve kohore të procesit të konsultimit. Konkretisht, do të rekomandoja që aktet ligjore të hidhen në platformën e konsultimit  menjëherë dhe automatikisht pas vendim-marrjes në Konferencën e Kryetarëve, pa pritur depozitimin e tyre në komisionet e përhershme.”- theksoi ajo.

Spiropali shprehu bindjen se, “duke përfshirë në  procesin e konsultimit të gjitha aktet ligjore, pa dallime e përjashtime, dhe duke e bërë këtë procedurë sa më të thjeshtë, demokratizohet më shumë procesi legjislativ dhe bëhet më rezultativ bashkëpunimi ynë me qytetarët, publikun, shoqërinë civile, grupet e interesit dhe gjithë shoqërinë.

Blerti Delija

Recent Posts

Transporti publik në qytet – Qytetarët ankohen për kohën e gjatë të pritjes së urbanit

Transporti urban në Shkodër vijon të përballet me problematika. Rrugët e qytetit janë të mbingarkuara…

2 minutes ago

Shiroka hap dyert për vizitorët – Qytetarët: Ka ajër të pastër, bukuri natyrore dhe ndryshime në menaxhim

Përgatitja për nisjen e  sezonin turistik ka nisur jo vetëm nga ana e bizneseve, por…

11 minutes ago

Rruga “Marin Biçikemi” drejt rikonstruksionit total – Qytetarët: Ky investim jetik për ne, i munguar ndër vite

Bashkia Shkodër po vijon punimet për rikonstruksionin e rrugës “Marin Biçikemi”, në segmentin pranë pallateve,…

12 minutes ago

“Tranzicioni i gjelbër dhe ekonomia qarkulluese” – Leksion i hapur në UNISHK me pjesëmarrjen e ekspertes austriake Freitag

Në mjediset e Fakultetit Ekonomik të UNISHK u zhvillua këtë të premte një leksion i…

14 minutes ago

Dita Botërore e Kafshëve Endacake – Sterilizimi dhe adoptimi, zgjidhje për problemin në rrugët e qytetit

Në rrugët e Shkodrës nuk janë të pakta rastet e kafshëve të braktisura, që përballen…

23 minutes ago

Abissnet Superiore në RTSH: Java e 33-të luhet të dielën dhe të hënën

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën.…

36 minutes ago

This website uses cookies.