Spiropali – Berishës: Kocka e Shkodrës të ka mbetur në fyt

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali replikoi sot në seancën plenare të Kuvendit me kryetarin e grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Doktor kush të mori me qira sot? Se kanë filluar të të marrin me qira tani nga njëri tek tjetri. Nga pronar absolut i veseve të pushtetit edhe të politikës për të mbajtur pushtet, tani je kthyer në një dyfakxhi me qira nga njëri tek tjetri dhe të hedhin edhe ndonjë kockë këndej e andej gardhit, në mënyrë të përzgjedhur për t’u marrë me njërin e me tjetrin”, tha Spiropali.

Por, shtoi ajo, “doktor unë ta kuptoj edhe moshën, ta kuptoj edhe hallin dhe është krejtësisht e paimagjinueshme që një gjysh, i cili duhet të ishte në shtëpi i mbyllur me turp sot, del në foltoren e Kuvendit dhe përmend, jo Frojdin, por problemet e tij të rënda, se sigurisht je i tkurrur, je i mpakur, je i pamundur dhe nga këto biseda do të bësh në foltoren e Kuvendit, doktor, se të tjera ti nuk mund të bësh”.

“Meqë fole për të varfrit e Shqipërisë, ti që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, doktor. Ti që vë gjoba këtej dhe andej. Ti që sulmon ata që nuk të japin as favore, as kanë në dorë për të të dhënë punë e as kanë në dorë për të të dhënë favore. Ti që bën opozitën tënde të mjerë dhe selektive, duke u paguar nga pasanikët, paratë e të cilëve i pastron yt bir. Ca me punë e ca me ndere, ca me portale, e ca me televizione, etj, ku ti vazhdon sot të mbijetosh i mjerë”, u shpreh Spiropali.

“Unë për ty kam vetëm dy fjalë: Më vjen keq për katandisjen tënde. ta them shumë seriozisht, sepse ti ke qenë kryeministër i këtij vendi dhe President i këtij vendi dhe nga kryeministër snajperist në kat të dytë, je kthyer në një snajper me qira Sali. Keqardhje për ty, por gjithmonë e më keq do të bëhesh. Dhe ata që të përdorin në oborrin tënd, edhe në gardhin përreth do të të lënë ashtu siç je i zhveshur nga çdo moral dhe plot vese, plot dështim siç ke dëshmuar në të gjitha këto zgjedhje që të kanë ndjekur. Ke humbur Sali, kaloje poshtë kockën e Shkodrës. E di të ka mbetur në fyt, por nuk kemi ç’të të bëjmë dhe nuk ka ujë që të japin për të mbijetuar, që të mund të ta kalojë poshtë atë kockë”, tha Spiropali.

“Selam Sali edhe të pafshim këtu më shumë, se ti je dëshmia më e gjallë sesi nuk duhet të jetë një burrë shteti dhe t’u japësh leksione dhe vajzave dhe djemve, jo vetëm vajzave siç është këtu, sesi është monument i gjallë i turpit që mos t’i afrohen kurrë”, theksoi ministrja.

Më herët Berisha në fjalën e tij në Kuvend, iu drejtua ministres Spiropali duke u shprehur se, “vuan nga kompleksi që Frojdi e quan zilia falike te vajzat”.

“Do i them dy fjalë kësaj Elizës. Ke përdorur një term jo shumë të fisshëm. Po unë nuk do merrem më këtë, ti kërkon të biesh në vulgaritet, por unë nuk bie. Unë jam mjek dhe Zigmund Frojd ka gjetur se zhvillimi i njerëzve kalon në pesë faza. Faza e tretë është stadi falik. Shumica e kalojnë si një stad të pranuar. Disa mbeten aty dhe disa kanë kompleksin e Edipit. Ky kompleksi i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave. Problemi është se Frojdi e quan këtë, zilia falike te vajzat”, u shpreh Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe liturgjinë e parë pas Fronëzimit

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ka mbajtur liturgjinë e tij të…

54 minutes ago

Sekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisë

Përbërësit 25 g sheqerpluhur 100 g niseshte misri (e ndarë në: 25 g + 75…

56 minutes ago

Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin…

1 hour ago

Bangkok – Numri i të vdekurve nga tërmeti arrin në 17, dhjetëra të zhdukur

Numri i të vdekurve në Bangkok pas tërmetit me magnitudë 7,7 ballë që goditi të…

1 hour ago

Rama ndan videon me personazhet e animuara të politikës: Për bufin dhe shokët e tij

 Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar me personazhe të…

1 hour ago

Deklarata shokuese e Brigitte Bardot pas vdekjes së Alen Delon

Viktimë e një krize të frymëmarrjes dy vite më parë, aktorja franceze Brigitte Bardot është…

2 hours ago