Kryeparlamentarja Elisa Spiropali gjatë një konferencë të përbashkët me homologun polak Szymon Hołownia (lex. Shimon Houvnia) shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Polonisë ndaj integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.
Ajo deklaroi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të intensifikohet në fusha të ndryshme.
“Shqipëria është e angazhuar të vazhdojë dialogun e hapur midis vendeve tona në të gjitha nivelet dhe ndan të njëjtin mendim që parlamentet të luajmë një rol të rëndësishëm në forcimin e dialogut dypalësh.
Inkurajojmë shkëmbimet e mëtejshme midis grupeve parlamentare, komisioneve, grupeve të miqësisë dhe deputetëve për të nxitur dialogun dhe shkëmbimin e përvojave në përgjithësi.
Shqipëria ka përcaktuar anëtarësimin në BE deri në 2023 dhe përfundimin e negociatave deri më 2027 si një objektiv kombëtar strategjik. I shpreha presidentit mirënjohjen për mbështetjen e Polonisë ndaj procesit të integrimit në BE dhe besimin tonë që kjo mbështetje do vazhdojë deri sa vendi ynë të bëhet anëtare e BE-së.
Ne jemi mëse të lumtur të kemi një mik të tillë në tryezat vendimmarrëse të BE-së”, deklaroi Spiropali.
Kryeparlamentarja bëri me dije se përgjatë 2025-ës, Shqipëria synon hapjen e 23 kapitujve të tjerë të negociatave, ndërsa shtoi se gjatë muajve mars dhe qershor do të mbahen dy konferenca ndërqeveritare në vazhdën e presidencës polake.
“Vlerësojmë rolin e Polonisë për të çuar para progresin e Shqipërisë në konferencat ndërqeveritare gjatë presidencës polake.
Gjatë 2025-ës synojmë të hapim 23 kapituj të tjerë të negociatave pjesë e grupkapitujve 2-3-4 dhe të mbyllim kapitujt 1-2 dhe të mbajmë dy konferenca ndërqeveritare ne mars dhe qershor gjatë presidencës polake”, u shpreh ajo.
Nga ana e tij, kryeparlamentari Hołownia përsëriti gatishmërinë dhe mbështetjen e Polonisë për integrimin europian të Shqipërisë.
“Duhet të inkurajojmë vendet që nuk janë ende në BE që të na bashkohen. Ju tashmë keni hapur grupkapitujt 1 dhe 6 dhe dëgjojmë që sundimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit, marrja e përgjegjësive të përbashkëta për sigurinë në rajon janë prioritetet tuaja. Ne kemi nevojë për ju në BE. Ky konsensus kombëtar për anëtarësimin në BE të mbizotërojë dhe ju të vijoni rrugëtimin për t’u kthyer në BE. Ju presim në familjen e BE-së”, u shpreh ai.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e shoqëruar nga deputetët Mimi Kodheli, Anduel Tahiraj, Milva Ekonomi dhe Eralda Bano, nisën këtë të mërkurë (5 mars) një vizitë zyrtare dy në Poloni, ku do të takohen me Kryetaren e Senatit, Małgorzata Kidawa-Błońska, dhe personalitete të tjera të larta.
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin është në edicionin e tij të 59-të dhe Shqipëria…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspsktuar punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari"…
Ndërsa disa prej rrugëve kryesore janë kthyer në një kantier ndërtimi mjaft të tjera mes…
This website uses cookies.