Spiropali: Mbështetja e Nismës së Evropës Qendrore, vendimtare për integrimin e vendit

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në fjalën e saj në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Nismës së Europës Qendrore, deklaroi se Shqipëria është bërë sot nje vend që prodhon kohezion, siguri dhe paqe mes popujve e kombeve. Spiropali ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të shteteve anëtare të BE-së dhe pjesëtarëve të Nismës së Evropës Qendrore, duke theksuar se kjo mbështetje mbetet vendimtare për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Është pjesë e kontributeve të vendeve shoqërore dhe institucioneve ton për një vend më të mirë, progres, siguri dhe paqe. Shqipëria protagoniste e fuqishme për siguri dhe paqe. Presidenca e OSBE 2020 dhe anëtarësia në KS gjatë 2022-2023 treguan lidershipin e vendit tonë për mbrojtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunës, kundërshtimin e agresionit rus kundër Ukrainës, vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Shqipëria është bërë sot vend që prodhon kohezion, siguri dhe paqe mes popujve e kombeve.

Kuvendi ka qenë vendosmërisht i angazhuar për jetësimin e prioriteteve të presidencës shqiptare të nismës.

Në çështjet e integrimit evropian, Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit dhe jemi në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE për miratimin e pozicionit negociues për grupimin 1, themeloret dhe hapjen e negociatave për këtë grupim”, u shpreh Spiropali.

Kryeparlamentarja theksoi se një tjetër objektiv i qeverisë mbetet promovimi i diversifikimit të turizmit për të gjitha vendet e rajonit.

Spiropali theksoi se synohet një paketë gjithpërfshirëse turizmi, duke shtuar turizmin gastronomik dhe mjekësor.

Vlerësojmë se mbështetja e vazhdueshme e shteteve anëtare të BE dhe pjesëtarëve të Nismës së Evropës Qendrore, mbetet vendimtare për përparimin e vendit tonë drejt BE.

Për ne kjo ëhstë zgjidhja e vetme dhe e kemi bërë të qartë me rrugën që kemi bërë këto vite.

Zhvillim i vrullshëm turistik të vendit, Presidenca shqiptare avancoi përpjekjet për të promovuar atraksionet kulturore turistike të rajonit, për ta kthyer rajonin në destinacion kryesor turistik. Synojmë të zhvillojmë paketë gjithëpërfshirëse turizmi, duke shtuar turizmin gastronomik dhe mjekësor.

Promovimi i diversifikimit të turizmit për të gjitha vendet e rajonit, mbetet objektivi ynë”, u shpreh Spiropali.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.