Lajme

Spiropali me homologen çeke: Plani i rritjes së BE nxis zhvillimin e Shqipërisë. Adamova: Mbështesim integrimin

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur në takim homologen e saj çeke, Marketa Pekarova Adamova. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, fokusi u vendos në mbështetjen e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Spiropali theksoi se partneritetin me Çekinë si një tregues për angazhimin e përbashkët drejt BE-së.

“Aspirata jonë për t’u anëtarësuar në BE është e realizueshme. Është vizion strategjik i vendit tonë dhe ky rrugëtim do të kërkojë mbështetjen edhe të miqve si Çekia.  Plani i rritjes së BE premton të nxis më tej zhvillimin e Shqipërisë, duke forcuar integrimin rajonal, lidhjet ekonomike dhe zhvillimin e infrastrukturës. Mbledhja e Komitetit Politik Europian në Tiranë në 2025 është një tjetër moment për të treguar angazhimin tonë të përbashkët ndaj BE. Këto partneritete nuk kanë të bëjnë vetëm me tregtinë por edhe me lidhjet e qytetarëve për të ndërtuar të ardhmen e tyre”, tha ajo.

Pjesë e diskutimit ka qenë edhe situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku theksi u vendos në përshpejtimin e integrimit Euroatlantik të Kosovës dhe ecurinë e dialogut mes saj dhe Serbisë.

“Theksuam urgjencën e integrimit Euroatlantik të Kosovës duke mbështetur dialogun mes saj dhe Serbisë si rruga drejt paqes së qëndrueshme dhe fuqizimit të rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shqipëria qëndron në krah të Ukrainës dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë, sovranitetit dhe paqes”, u shpreh Spiropali.

Nga ana tjetër kryetarja e Dhomës së Deputetëve në Çeki, Marketa Pekarova Adamova, e konsideroi Shqipërinë si një nga partnerët kryesore të bashkëpunimit ekonomik, ku volumin tregtar mes dy vendeve ia kalon dhe disa partnerëve në BE.

“Shqipëri është partneri ynë i çmuar në NATO. Jam e kënaqur të them se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të fuqishme sidomos në aspektin ekonomik. Marrëdhëniet tona tregtare janë diçka për të cilat mund të jemi krenar, pasi volumi tregtar i kalon edhe bashkëpunimin me partnerët europianë. Turizmi po lulëzon mes dy vendeve tona. Kemi ende potencial për bashkëpunim dhe do punojmë edhe më shumë në këtë drejtim. Bashkëpunimi ekonomik është i lidhur ngushtë me integrimin e Shqipërisë në BE. Një mjedis i sigurt dhe i qëndrueshëm është thelbësore për investimet. Mbështesim integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit në tërësi në BE”, u shpreh Adamova.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

13 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

13 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

13 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

13 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

15 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

15 hours ago

This website uses cookies.