Spiropali përplaset me Bashën: Braktise zgjedhjet për të mos votuar ligjet e reformës në drejtësi

Komisioni i posaçëm antikorrupsion ka nxitur debate e diskutime në seancën e sotme plenare. Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur nga foltorja e Kuvendit se qeveria Rama nuk ka asnjë qëllim tjetër përveçse varrosjen e të vërtetave.

“Teatri që shihni këtu bëhet për një arsye të vetme sepse as Kryetarja e Kuvendi e askush në këtë sallë nuk përgjigjet se ndërkohë që ngrihet ky komision të vetmet akte të depozituara në Kuvend janë varrosur në sirtarët e plurosur të kësaj shumice të përmbysur moralisht në aferat korruptive të kësaj qeverie të zhytur deri në fund.

Sot sillni këtu një propozim për komitet a komision që sicc dihet krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë”, u shpreh Basha.

Deklaratave e akuzave të tij iu është kundërpërgjigjur Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo e fundit i rikujtoi Bashës braktisjen e zgjedhjeve dhe Kuvendit me qëllim mosvotimin e ligjeve që rridhnin nga reforma në drejtësi.

Kërkojmë, synojmë dhe do e bëjmë një komision që përfshin vetëm diskutime e analiza të ditës, por do përfshije dhe prodhojë një plan kombëtar kundër korrupsionit , mirëqeverisjen dhe sundimin e ligjit.

Ju keni paqartësi kronike se s’ju përputhet ajo që bëni e doni. Ju braktisët zgjedhjet dhe Kuvendin për të mos votuar ligjet që rridhnin nga reforma në drejtësi.

Ju flisni për heqje imuniteti atëherë kur ishit në kalë, kur i kishit ju vetë, keni shpëtuar me procedurë nga hetimet e gjykimet, i kishte në dorë babai juaj politik, por ju ishit dakord.

Vetingu në politik po bëhet nga SPAK se ajo heton politikanët dhe ne e kemi lënë të lirë dhe I kemi çliruar duart dhe e kemi nxjerrë nga kontrolli politik për të hequr imunitetiet, për të dënuar”, tha Spiropali.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

45 minutes ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

46 minutes ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

49 minutes ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

50 minutes ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

52 minutes ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

54 minutes ago

This website uses cookies.