Lajme

Spiropali pret drejtuesit e shoqatës së të përndjekurve politike: Angazhim institucional dhe njerëzor për zgjidhjen e çështjeve të tyre

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur  në Kryesinë e Kuvendit drejtuesit e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë. Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Shoqatës, Et’hem Fezollari, si dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, Aleksandër Marku.

Diskutimet u fokusuan në një sërë propozimesh konkrete për përmirësimin e legjislacionit që lidhet me statusin dhe trajtimin e ish të përndjekurve politikë, si dhe për shërbimet dhe programet sociale që u ofrohen atyre.

Znj. Spiropali diskutoi me z. Fezollari dhe z. Marku mbi disa propozime konkrete të Shoqatës për përmirësimin e legjislacionit për statusin dhe trajtimin e ish të përndjekurve, programeve e shërbimeve, në kuadrin e  politikave sociale, kohezionin social dhe drejtësisë sociale në Shqipëri.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit theksoi se “institucionet po e trajtojnë këtë çështje me përkushtim të lartë institucional, moral dhe njerëzor, duke treguar respekt për sakrificat dhe vuajtjet që ka kaluar kjo shtresë gjatë regjimit komunist.

Spiropali siguroi se Kuvendi do të vijojë bashkëpunimin me Shoqatën për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe për të nxitur institucionet për të përmbushur detyrimet ndaj ish të përndjekurve.

Blerti Delija

Recent Posts

“Vllaznia, ekipi për t’u mundur” – Ish-portieri Grima mendon se kuqeblutë mund t’i fitojnë të dy trofetë e sezonit

Ndërsa sezoni 2025-2026 i afrohet fundit të tij, Vllaznia mbetet ende në lojë për objektivat…

27 minutes ago

Dy botime të reja për Shkodrën – Promovimi i veprave të Nadir Zhabjakut në Bibliotekën Shkencore

Në ambientet e Bibliotekës Shkencore të qytetit u zhvillua promovimi i dy librave të autorit…

36 minutes ago

“Studio Sport”  në RTSH Shkodra – Basketbolli, Futsala dhe Kombëtarja e futbollit vajza, në fokus

Emisioni “Studio Sport”, i transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra i…

40 minutes ago

Rehabilitohet rruga e varrezave – Administratori Hila: Guri i Zi për 30 vjet ishte lënë jashtë vëmendjes

Bashkia Shkodër ka përmbyllur me sukses investimin për rehabilitimin e rrugës që të çon drejt…

43 minutes ago

Rikonstruksioni i rrugëve në qytet – Përfundon aksi nga bulevardi “Skënderbeu” deri tek kryqëzimi i degës

Punimet në akset kryesore të qytetit të Shkodrës po shkojnë drejt fundit. Rruga nga qendra…

48 minutes ago

Mundje/ “Bratislavë 2025” përfundon me skandal, mundësi kuqezi konsiderohet si “tradhëtar” dhe keqtrajtohet gjatë ceremonisë së medaljeve

Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal i vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të…

1 hour ago