Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me Bashkimin Europian në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë, të kryesuar nga z. Burhan Kayaturk (lex. Kajaturk).

Në nisje të takimit, delegacioni u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama.

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë në të gjitha aspektet e nivelet dhe shprehu vullnetin e Kuvendit për vijimin e bashkëpunimit të suksesshëm parlamentar me Asamblenë e Madhe Kombëtare, mes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe në nivele të larta.

Ndër të tjera gjatë takimit u diskutua edhe mbi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si objektiv strategjik kombëtar, dhe mbështetjen e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm anëtarët e grupit të miqësisë me Turqinë, deputetët Arben Pëllumbi, Bardhyl Kollçaku, Kreshnik Çollaku dhe ambasadori i Turqisë, Tayyar Kağan Atay (lex. Tajar Kan).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.