Spiropali takon homologun britanik: Rrisim bashkëpunimin në fushën e sigurisë edhe emigracionit

Spiropali takon homologun britanik

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka nisur këtë të mërkurë (15 janar) vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë vizitës Spiropali zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Lindsay Hoyle, ku u diskutua mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi me Parlamentin britanik është një prioritet i Kuvendit dhe niveli më i lartë i marrëdhënieve dypalëshe. Ndërveprimi ynë synon thellimin e reformave, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, fuqizimin e institucioneve demokratike, sigurinë dhe mbrojtjen e paqes, turizmin, inovacionin, arsimin, kulturën dhe nismat e tjera dypalëshe. Bashkëpunimi ynë i suksesshëm në luftën kundër emigrimit ilegal përfshin edhe projektet e programet mbështetëse për investime dhe punësimin e rinisë në disa zona të Veriut. Në Mbretërinë e Bashkuar jeton një komunitet i madh i Diasporës shqiptare, aktiv dhe i mirëintegruar, i cili shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve”, theksoi Spiropali.

Spiropali shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar të integrimeve dhe perspektivës euro-atlantike të Kosovës si edhe të bashkëpunimit të saj me NATO-n.

“Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar do të vijojnë bashkëpunimin për mbështetjen e vendosur dhe të palëkundur për mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në koherencë të plotë me qëndrimet e BE-së dhe NATO-s”, tha ajo.

Në këtë vizitë kryeparlamentarja shoqërohet nga deputetët Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja si edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.