Spiropali takon komisioneren për Zgjerimin: Shqipëria, vendi kandidat më i merituar drejt anëtarësimit

Spiropali takon komisioneren

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi të enjten në Kryesinë e Kuvendit një takim miqësor me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Spiropali e informoi Komisioneren Kos për progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe nënvizoi faktin se vendi ynë spikat mes vendeve kandidate për reformat e thella e të pakthyeshme demokratizuese dhe integruese.

“Anëtarësimin ne e vlerësojmë jo vetëm si një qëllim në vetvete, por si një mundësi për të kontribuar për një Evropë më të sigurt e më të fortë si edhe për vlerat që i shtojmë familjes evropiane. Objektivi ynë strategjik kombëtar Shqipëria në BE brenda 2030 dhe përfundimi i negociatave teknike brenda 2027, është tepër ambicioz, por i arritshëm dhe prioriteti numër një i Kuvendit, i cili do të vijojë të mbështesë karakterin gjithëpërfshirës, legjitimitetin demokratik dhe transparencën e procesit të integrimit evropian.”, tha Spiropali, sipas një njoftimi për shtyp të Kuvendit.   

Sipas saj, hapja e Zyrës Rajonale të Parlamentit Evropian në Tiranë, është një vlerësim për Shqipërinë, si vendi kandidat më i shpejtë, më i vendosur dhe më i merituar drejt anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.