Categories: LajmePolitikë

Spiropali takon kryeparlamentarin e Kosovës: Vijojmë bashkëpunimin për proceset integruese në BE

Kryetarja e Kuvendit,  Elisa Spiropali, ka pritur këtë të premte (2 gusht) në një takim homologun e Kosovës Glauk Konjufca.

Spiropali deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës do punojnë bashkërisht për proceset integruese në Bashkimin Evropian. Spiropali theksoi se vizitën e parë si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë do ta mbajë në Kosovë.

Jam e lumtur që vizitën e parë miqësore në zyrë pas marrjes së detyrës së Kryetares së Kuvendit, e pata nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca. Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës kanë ndërtuar një bashkëpunim vëllazëror të shkëlqyer, jo thjesht protokollar, por funksional dhe praktik, mes kryetarëve, komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare dhe deputetëve”, u shpreh Spiropali.

Më tej Kryetarja e Kuvendit theksoi se Memorandumi i Bashkëpunimit, nënshkruar në shtator 2022, krijoi një kuadër të përbashkët për bashkëpunimin parlamentar, i cili u pasua nga mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë, më 27 nëntor 2022.

“Të dy Kuvendet tona do të vijojnë të bashkëpunojnë për proceset integruese në BE, mbështetjen e pranimit të Kosovës në NATO, Këshillin e Europës dhe përfaqësimin në organizatat ndërkombëtare. Delegacionet e Kuvendit të Shqipërisë në organizatat parlamentare ndërkombëtare po lobojnë fort për rritjen e përfaqësimit, njohjeve dhe rolit ndërkombëtar të Kosovës”, u shpreh Spiropali.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Begaj mesazh para zgjedhjeve të 11 majit: Test pjekurie politike. Ushtroni të drejtën e votës me dinjitet

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…

17 hours ago

Sfida për titullin kampion U-15 / Java e fundit e kampionatit rezervon duelin direkt Tirana-Vllaznia

Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…

18 hours ago

Lushaj mbyll fushatën / Banorët e Rajonit nr. 4 të Shkodrës, pritje entuziaste kandidatit të PD- ASHM

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…

18 hours ago

Beci: Votë masive për PS më 11 maj / Kandidatët socialistë takime me banorët në fshahtin Dobraç i Ri

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…

18 hours ago

Beci: Transformimi duhet të vijojë – Drejtuesi politik i PS-së ka bërë thirrje për një numër të lartë deputetësh nga Shkodra

Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…

18 hours ago

Spahia e mbyll fushatën në Postribë / Kandidati i PD- ASHM: Fitorja e 11 majit, për Shkodrën e Shqipërinë Madhështore

Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…

18 hours ago