Spiropali thirrje partive politike: Të jemi më tolerantë, më pak luftarakë e shumë politikë
Pas pushimeve të verës në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur sot (2 shtator) sesioni i parë parlamentar. Fjalën e hapjes e mbajti kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila ka vetëm pak muaj që ka marrë këtë detyrë dhe është seanca e parë që ajo drejton. Spiropali fjalën e saj përshëndetëse e mbajti në foltore dhe i bëri thirrje partive politike të jenë më tolerantë dhe më shumë të vetëkontrolluar.
“Shërbimi i protokollit me sugjeroi që këtë fjalë të parë ta mbaja nga poltrona e kryetarit të Kuvendit duke mos qenë të sigurt për situatën këtu përzgjodha të zbres në podium për të ri dëshmuar qoftë dhe formalisht se ndjejë që vendi im është pikërisht ky, mes të barabartëve me njeri tjetrin, por kaq të ndryshëm nga njëri tjetri. Kanë mbetur vetëm pak muaj deri në momentin, e ri takimit tonë përballë votuesve që na rreshtoi në këto raporte numrash që nga prilli i vitit 2021. Në ballafaqimin elektoral secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike, me pritshmëritë e realizuara dhe çfarë mund të kishim bërë ndryshe dhe çfarë më mirë. Unë besoj se reflektimi duhet të jetë i përbashkët, sapo 1 gjykim të parë shumica e kësaj salle mund të ishte më tolerante, mund të gjykonte në kujtimet kur ajo vet ishte pakicë, kurse pakica duhet të ishte vetëkontrolluar së paku, më pak luftarakë dhe më shumë politikë. Ju bëj thirrje të gjitha palëve ti mbrojmë deri në fund pikëpamjet dhe qëndrimet tona”, u shpreh Spiropali.
Spiropali ftoi më tej opozitën të marrë pjesë në komisionet parlamentare.
“Gjatë sesionit të kaluar kuvendi i Shqipërisë ngriti dy komisione të posaçme të cilët do të vijojnë punën gjatë këtij sesioni. Komisionin për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, për Shqipërinë 2030 për bashkëpunimin me BE-në dhe komisionin për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale. Qëllimi i këtyre komisioneve është avancimi i reformave në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim prapa. Në frymën e bashkëpunimit, për ngritjen e komisioneve hetimore dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për reformën zgjedhore, opozita të marrë përgjegjësitë e saj dhe të konsideroj kontributin e saj pjesë të komisionit parlamentar”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.