Spiropali uron Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson, për rizgjedhjen

Spiropali uron Kryetarin

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar sot Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, për rizgjedhjen. Në urimin e saj, Spiropali shpreh bindjen se bashkëpunimi midis Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vijojë të zgjerohet.

Urime Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Johnson, për rizgjedhjen. Jam e bindur se nën lidershipin e Kryetarit Johnson, bashkëpunimi midis Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vijojë të zgjerohet dhe intensifikohet”, shkruan Spiropali.

Përfaqësuesi republikan Mike Johnson i Luizianës u rizgjodh si kryetar i Dhomës të premten me 218 vota, minimumi i votave të nevojshme, por duke marrë mbështetjen e fortë të presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.