Spiropali vizitë zyrtare në Shkup, pritet nga Gashi dhe Ali Ahmeti
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali po zhvillon këtë të hënë (23 shtator) një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Spiropali është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i saj Afrim Gashi, me të cilin do të zhvillojnë takim dypalësh kokë më kokë dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fokus të takimit do të jenë marrëdhëniet bilaterale, forcimi i bashkëpunimit, por pritet që të diskutohet edhe për incidentet e fundit të ndodhura me heqjen e gjuhës shqipe nga disa tabela apo deklaratat e bëra në shtetit fqinj lidhur me përdorimin e saj.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të zhvillojë takime edhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me Talat Xhaferin, ish-kryetar i Kuvendit, si dhe me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe.
Kjo është vizita e dytë zyrtare që Spiropali po kryen në cilësinë e kryetares së Kuvendit që kur mori postin. Vizitën e parë ajo zgjodhi ta zhvillonte në Kosovë, ku u takua me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministrin Albin Kurti.