Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka reaguar sot, një ditë pas Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri – BE në Luksemburg, ku edhe u hap grup-kapitulli i dytë i negociatave.
“Çelja e negociatave për grup-kapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE”, tha Spiropali, ndërsa përgëzoi ekipin negociator, institucionet dhe gjithë kontribuuesit në këtë proces.
“Ylli i Shqipërisë po bashkohet me yjet e Europës, edhe prej përkushtimit të tyre. Do të vijojnë të kenë mbështetjen e pakursyer të Kuvendit, që jo thjesht të shpejtojmë, por të vrapojmë drejt bashkimit me familjen tonë evropiane”, pohoi Spiropali në postimin në rrjetet sociale.
Kryeministri Edi Rama kryesoi delegacionin shqiptar në këto bisedime, i cili përbëhej nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapitujt përkatës.
Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…
Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…
Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…
Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…
Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…
This website uses cookies.