Spitalet në Gaza drejt kolapsit, OBSH: Karburanti po mbaron, do të vdesin qindra pacientë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar sot se nuk është në gjendje të shpërndajë karburant dhe furnizime shëndetësore në spitalet kryesore në veri të Gazës, për shkak të mungesës së garancive të sigurisë.
OBSH gjithashtu bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lejuar shpërndarjen e furnizimeve shëndetësore të nevojshme, duke theksuar se nga mungesa e karburantit qindra pacientë do të vdesin.
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar gjithashtu Izraelit që të lejojë kalimin e ndihmave në Gaza, por duket se ka pak perspektivë për armëpushim së shpejti. Më herët sot, OBSH tha se pothuajse dy të tretat e objekteve shëndetësore në Gaza janë jashtë shërbimit.
Dhe ndërsa bombardimet ndëshkuese vazhdojnë, fluksi i të plagosurve rritet. Mjekët thonë se nuk kanë ku të shkojnë tjetër dhe asnjë mënyrë të sigurt për t’i zhvendosur.
Qindra kamionë po presin përgjatë anës egjiptiane të kufirit. Por, përpjekjet diplomatike për të hapur një korridor të vazhdueshëm humanitar kanë dështuar dhe tani nuk ka më kohë për debat.
Zona e recepsionit është kthyer në një qendër përzgjedhjeje, dhe kudo që hedh sytë ka viktima të reja. Secili nga këta njerëz është urdhëruar nga ushtria izraelite të evakuojnë spitalin, përfshirë stafin e sfilitur dhe të paktë në numër. Dhe ndërsa bombardimet ndëshkuese vazhdojnë, fluksi i të plagosurve vërshon. Mjekët thonë se nuk kanë ku të shkojnë tjetër dhe asnjë mënyrë të sigurt për t’i zhvendosur.
Sipas asaj që transmeton CNN, Dr. Marëan Abusada, shef i Kirurgjisë në spitalin Al Shifa, thotë: “Gjatë përshkallëzimeve në të kaluarën na sillnin viktima një ose dy herë në ditë. Por, tani kemi viktima çdo gjysmë ore. Kështu, urgjenca është e tejmbushur me pacientë”.
Doktori paralajmëron se situata do të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Sipas tij, spitali është vetëm dy ditë larg nga shterimi i karburantit, që nevojitet për gjeneratorët që mbajnë spitalin dhe pacientët e tij të gjallë.
Dr. Marëan Abusada – Mendoj që komuniteti ndërkombëtar do të ishte pjesë e një procesi të vrasjes së njerëzve tanë. Nëse ata nuk veprojnë ndaj Izraelit për të lejuar karburantin në Gaza, çfarë të bëjmë me njerëzit që janë në terapi intensive? Ne do të ndalnim ventilimin mekanik. Po në njësitë neonatale, ku kemi më shumë se 130 bebe në terapi intensive? Mendoj se do t’i linim ata të vdisnin në paqe.
Vetëm pak ndihma janë lejuar të hyjnë në Gaza dhe aspak karburant. Ai bllokohet nga Izraeli, me shqetësimin se do të bjerë në duart e Hamasit. Qindra kamionë po presin përgjatë anës egjiptiane të kufirit. Por, përpjekjet diplomatike për të hapur një korridor të vazhdueshëm humanitar kanë dështuar dhe tani nuk ka më kohë për debat.