Spitali Bashkiak Mirditë, Koçiu: Infrastrukturë moderne, i shërben 15 mijë banorëve

Screenshot-2024-12-13-091719-696x436

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se Spitali Bashkiak Mirditë është kthyer në një qendër kyçe të shërbimit shëndetësor në veri të vendit, falë investimit në pajisje dhe infrastrukturë.

Ministrja theksoi se ky spital i shërben rreth 15 mijë banorëve të zonës, ndërsa shërbimet që ofrohen janë Shërbimi i Urgjencës; Mjekësia e Përgjithshme; Pediatria; Obstetrikë-Gjinekologjia; Kirurgjia e Përgjithshme, përfshirë sallën e operacionit; Laboratori Klinik Biokimik; Radiologjia dhe Poliklinika.

“Modernizimi i infrastrukturës është shoqëruar me pajisje mjekësore të teknologjisë së fundit, duke siguruar shërbim cilësor për qytetarët”, shprehet ministrja në një postim në Facebook.

Ministrja Koçiu më herët ka deklaruar se buxheti për shëndetësinë do të mbështesë programin 3-vjeçar, për vijimin e rehabilitimin e plotë të 107 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, për periudhën 2025-2027.

Koçiu renditi edhe kantieret ku do të investohet në shëndetësi e që hapen për herë të parë në vitin 2025 si, ndërtimi i godinës së re multifunksionale të Spitalit Rajonal Korçë, rikonstruksion i godinës së Djegie-Plastikës në QSUNT, rikonstruksion i materniteteve në Fier dhe Shkodër si dhe të spitaleve në Pogradec dhe Lushnjë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.