Ndjenjat e brendshme që burojnë nga frymëzimi i shpirtit vendosi t’i hedhë në letër e t’i kthejë në poezi. “S’po di…”, kështu e titulloi librin e tij të parë Arjanit Balca, që e solli me psudonimin “Arbal”. Biri i një artisti shkodran si Lec Balca ka derdhur në vëllimin poetik ndjenja malli për Shkodrën që i mungon prej 28 vitesh, ndjenja dashurie e shumëçka tjetër duke i ndarë ato në një mjedis artistësh në galerinë “Oda”.Poeti shkodran tregon se konfuzioni në vendosjen e titullit të librit i solli atij vetë titullin “S’po di…”.Arjanit Balca ka një formim muzikor pasi për 12 vite ka marrë mësimet në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova”. Edukimin muzikor e ka vijuar me studimet e larta për Kontrabas në Konservatorin e Tiranës. Në të ardhmen nuk e përjashton mundësinë që poezitë e tij t’i shndërrojë në tekste këngësh.
Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…
Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…
Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…
Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor. Fluksi i…
Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…
This website uses cookies.