Sporti shkodran gjatë vitit 2023 / Panoramë e përgjithshme e sukseseve kuqeblu
Sporti shkodran gjatë vitit 2023, është shoqëruar me një ecuri të suksesshme në disa disiplina sportive, ku spikatjen më të madhe e kanë marrë ekipet dhe individët që u shpallën kampionë kombëtarë. Padyshim që futbolli femrave ka qënë dhe vazhdon të jetë ekipi model i sportit shkodran. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegu i tij Fabiol Rexhepi fitoi titullin e dhjetë kampion kombëtar, dhe po kështu edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, kjo skuadër konkuroi në Ligën e Kampioneve, ku arriti të kualifikohej në fazën e grupeve të këtij kompeticioni duke qënë rasti i parë që një ekip shqiptar luan në këto nivele përballë skuadrave me emra të mëdhenj, si kampionia e Spanjës Real Madrid, ajo e Anglisë Çelësi si dhe kampionia e Francës, PSG. Vllaznia e boksit, e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni është një tjetër ekip kampion, trofeu i 25-të për skuadrën kuqeblu, më shumë se të gjithë ekipet e tjera të Shqipërisë. Duke qëndruar sërishmi tek Boksi, për t’u theksuar është suksesi i arritur nga boksieri Adam Maca, në kampionatin Botëror U16 të Armenisë. Maca, i cili më herët u shpall kampion kombëtar me Vllazninë, më pas nën drejtimin e trajnerit të tij Klaodio Çekini, që tashmë përfaqësojnë klubin tjetër shkodran Boxing North Albania, korri suksesin historik duke u shpallur nënkampion i Botës, padyshim, suksesi më i madh i arritur nga një sportist shqiptar në nivelet botërore. Një rezultat fantastik për vitin 2023 ka regjistruar edhe ekipi i atletikes për meshkuj, i cili është shpallur kampion kombëtar për të 15-tën herë radhazi. Ekipi kuqeblu i drejtuar nga kryetrajneri Albert Marashi dhe kolegët e tij, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, krahas titullit kampion si ekip nxori edhe atletin më të mirë të kampionatit, Franko Burraj, kampion dhe rekordmen në garat e 200 dhe 400 metrave, njëkohësisht edhe medalist i ekipit kombëtar kuqezi. Në listën e sukseseve të sportit shkodran për vitin 2023 renditen edhe ekipet e Arteve Maciale, në Judo dhe Taekëndo, ekipe këto të drejtuar nga kryetrajnerët Anton Shkoza dhe Elion Puka që u shpallën kampion kombëtar. Emocione dhuruan edhe Futbolli i kategorisë Superiore si dhe Lojrat me Dorë, basketboll dhe volejboll, që edhe pse nuk u shpallën kampion, ishin në listën e ekipeve më të mirë të vitit 2023. Gjimnastika dhe Noti, janë dy sporte të tjerë pararojë të sportit shkodran, ku të drejtuar nga trajnerët Izmir Kashi dhe Kolë Shiroka u shpallën kampionë me sportistë të rinj, elitarë. Mes mës të mirëve të vitit 2023, janë renditur edhe ekipi i tenisit me trajner Dino Mehmedoviç me tenisten kampione, Gresi Bajri, çiklizmi me trajner Leonat Kola, peshëngritja me trajner Artur Lagja, mundja me trajner Nazmi Elezi dhe Maldin Camaj, shahu me trajner Bernard Leka etj. Emocione dhuruan edhe Futbolli i kategorisë Superiore si dhe Lojrat me Dorë, basketboll dhe volejboll, që edhe pse nuk u shpallën kampion, ishin në listën e ekipeve më të mirë të vitit 2023.