Futboll - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/sport/futboll/ Radio Televiziori Shqiptar Fri, 28 Mar 2025 10:42:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Futboll - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/sport/futboll/ 32 32 222375147 Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit https://www.rtsh-shkodra.live/andrea-berta-drejtori-i-ri-sportiv-i-arsenalit/ Fri, 28 Mar 2025 10:42:12 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79940 Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:...

The post Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar: Andrea Berta do të jetë drejtori i ri sportiv i Arsenalit. Një tjetër italian në pozitat drejtuesi në Premier League.

Berta largohet nga Atletico Madrid pas 11 vitesh në të cilat ai kontribuoi, bashkë me Diego Simeonen, në rritjen e klubit spanjoll. Nën drejtimin e tij, “Colchoneros” fituan dy kampionate spanjolle (13/14 dhe 20/21), dy Superkupa të UEFA-s (12/13 dhe 18/19), dy Liga të Evropës (11/12 dhe 17/18) një Kupë Spanjolle (12/13) një Superkupë Spanjolle (13/14) dhe arritën në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë (2014) dhe në Milano (2016).

I kërkuar nga klubet më të mëdha të futbollit europian, emri i tij ishte edhe në listën e Milanit, në kërkim të drejtorit të ri sportiv. Berta ka vendosur të nisë një aventurë të re tek Arsenali. Në orët në vazhdim pritet të vijë njoftimi zyrtar i klubit londinez.

The post Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79940
Brazili s‘heq dorë nga Ançeloti, Federata rinis negociatat për Botërorin 2026 https://www.rtsh-shkodra.live/brazili-sheq-dore-nga-anceloti-federata-rinis-negocitat-per-boterorin-2026/ Fri, 28 Mar 2025 06:35:32 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79857 Ronaldo pak ditë më parë tha se Ançeloti në Brazil nuk ishte një fantazi e...

The post Brazili s‘heq dorë nga Ançeloti, Federata rinis negociatat për Botërorin 2026 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Ronaldo pak ditë më parë tha se Ançeloti në Brazil nuk ishte një fantazi e medieve pasi kishte qenë vetë ai që kishte bërë ndërmjetësin mes palëve, por më pas asgjë nuk u finalizua pasi Reali kishte vendosur veton duke mbajtur trajnerin në “Bernabeu”.

Sipas “Neë York Times” Federata Braziliane e Futbollit, në alarm pas shfaqjes horror të ekipit në ndeshjen me Argjentinën, ka rinisur kontaktet me teknikun italian, i cili konsiderohet si njeriu i duhur për të rikthyer pesë herë kampionët e botës aty ku e meritojnë.

Presidenti i rizgjedhur i Federatës në fjalë, Ednaldo Rodrigues, prej kohësh i ka vendosur vetes si qëllim për të afruar Ançelotin. Rodrigues kishte premtuar që ta merrte Ançelotin që në qershor të 2024-ës, por triumfi në Madrid bëri që gjithçka të mos konkretizohej.

The post Brazili s‘heq dorë nga Ançeloti, Federata rinis negociatat për Botërorin 2026 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79857
Spektakël pa fitues në Rrogozhinë https://www.rtsh-shkodra.live/spektakel-pa-fitues-ne-rrogozhine/ Fri, 28 Mar 2025 06:33:22 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79853 Ka emocione dhe gola, por nuk ka fitues përballja mes Egnatias dhe Vllaznisë, që mbylli...

The post Spektakël pa fitues në Rrogozhinë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Ka emocione dhe gola, por nuk ka fitues përballja mes Egnatias dhe Vllaznisë, që mbylli javën e 31-të të kampionatit Abissnet Superiore. Ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport përfundoi në barazim 2-2, me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë.

Në një orar të pazakontë në Rrogozhinë (për herë të parë luhej në orën 20:00) është zhvilluar një ndeshje e bukur dhe plot emocione mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Vendasit dominojnë pjesën e parë, të cilën e mbyllin në avantazh falë golit të shënuar nga Lushkja. Shkodranët mundohen të reagojnë në pjesën e dytë, luajnë më mirë dhe gjejnë golin e barazimit me Malën. Sfida ndizet në minutat e mbetura. Fernando kalon sërish në avantazh rrogozhinasit, por pak minuta më vonë shkodranët barazojnë me Grudën, që kthen në gol një penallti të fituar.

Mbyllet në barazim 2-2 një ndeshje e bukur dhe plot emocione mes Egnatias dhe Vllaznisë. Rrogozhinasit ngjiten në kuotën e 55 pikëve dhe kryesojnë kampionatin edhe pas javës së 31-të, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tretë tashmë me 51 pikë.

The post Spektakël pa fitues në Rrogozhinë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79853
Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias https://www.rtsh-shkodra.live/duel-me-arome-titulli-kuqeblute-kerkojne-tre-piket-ne-transferten-perballe-egnatias/ Thu, 27 Mar 2025 06:46:10 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79839 Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi...

The post Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi gjendjen fizike dhe psikologjike të ekipit.

“Me Egnatian do të jetë një sfidë e fortë sepse luajmë përballë ekipit kampion në fuqi. Po ashtu, Egnatia dhe trajneri i saj kanë treguar se mbeten ndër rivalët kryesorë edhe në këtë edicion. Mezi po presim të përballemi me ta dhe jemi të fokusuar plotësisht në këtë përballje. Ka shumë ndeshje në dispozicion por duhet t’i shfrytëzojmë për të arritur formën më të mirë sportive për betejat e “Final 4”. Objekti ynë në këtë ndeshje do të jetë fitorja por për arritjen e saj duhet të luftojmë dhe lojtarët tanë të vrapojnë shumë në fushën e blertë. Duhet të jemi të vëmendshëm për 90 minuta.”, u shpreh Brdaric

The post Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79839
Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave https://www.rtsh-shkodra.live/finalet-e-nations-league-do-zhvillohen-ne-gjermani-kalendari-dhe-oraret-e-sfidave/ Tue, 25 Mar 2025 06:24:47 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79801 Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do...

The post Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do të zhvillohen nga 4 deri më 8 qershor të vitit 2025.

Në dhjetor 2024, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcaktoi se fituesi i çerekfinales ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë do të ishte vendi mikpritës për turneun final me katër ekipe.

Pas fitores së Gjermanisë ndaj Italisë në dy ndeshjet çerekfinale , tashmë konfirmohet se Mynihu dhe Shtutgarti do të presin finalet e këtij edicioni të Nations League.

Gjysmëfinalet

Gjermani – Portugali – 4 qershor, ora 20:45, Mynih

Spanjë – Francë – 5 qershor, ora 20:45, Stuttgart

Ndeshja për vendin e tretë

Dy gjysmëfinalistet e mundura do të garojnë për vendin e tretë më 8 qershor në orën 15:00, në Stuttgart Arena.

Finalja

Dy fituesit e gjysmëfinaleve do të luajnë në finale e madhe më 8 qershor në orën 20:45, në Munih.

The post Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79801
Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja https://www.rtsh-shkodra.live/autori-i-dy-golave-manaj-rendesi-ka-fitorja/ Tue, 25 Mar 2025 06:22:47 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79800 Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës...

The post Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës në ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2026. Pas ndeshjes sulmuesi kuqezi ka deklaruar: “Shpresoj që të vazhdoj gjithmonë me këtë ritëm. Ishte një ndeshje e vështirëm nuk është e lehtë të avancosh kur janë 10 veta që mbrohen. Shumë ekipe kanë çaluar me Andorrën”.

“E menaxhuam mirë situatën, jam i lumtur për të gjithëm për rikthimin e Brojës, për Hoxhën që luajti nga minuta e parë, për Uzunin që shënoi. Rëndësi ka që të fitojmë ndeshjet. Duhet të shikojmë ndeshjen e radhësm të gjithë ëndërrojnë të shkojmë në Botëror”.

The post Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79800
Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët https://www.rtsh-shkodra.live/silvinjo-pas-fitores-krenar-per-lojtaret/ Tue, 25 Mar 2025 05:58:46 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79792 Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena...

The post Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena Kombëtare”.

“Jam shumë i lumtur për lojtarët, e merituam fitoren. Bëmë ndryshime dhe funksionoi shumë mirë. Jam krenar për lojtarët. Shehu? Dua ti bëj komplimente, bëri një ndeshje të mirëm në ekuilibër”.

“Broja? Është shumë i fortë. Mund të përshtatet shumë mirë, e ka bërë edhe më parë. Nëse mund të luajë kështu në krah edhe me kundërshtarë më të fortë? Mund të përshtatet, sepse ka gjithçka, forcë, teknikë…”.

“Në sulm ishte e vështirë sepse kundërshtari luante në bllok të ulët, qëndrojnë gjithmonë aty, duhen respektuar. Skuadra funksionoi mirë, pavarësisht se nuk kishim bërë asnjë stërvitje kështu”.

The post Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79792
Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës, fiton me rezultatin 3-0, zgjohen ëndrrat për në Botëror https://www.rtsh-shkodra.live/kombetarja-shqiptare-triumfon-perballe-andorres-fiton-me-rezultatin-3-0-zgjohen-endrrat-per-ne-boteror/ Tue, 25 Mar 2025 05:57:05 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79793 Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës. Kuqezinjtë e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0, rezultat ky që...

The post Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës, fiton me rezultatin 3-0, zgjohen ëndrrat për në Botëror appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës. Kuqezinjtë e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0, rezultat ky që mori formë që në 20 minutat e para të takimit.

Në minutën e 9 ishte Manaj ai që zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë, duke bërë që stadium të shpërthente në ovacione. 10 minuta më vonë ishte përsëri Manaj që dërgoi topin në rrjetë. Për këtë meritë të madhe pati edhe Armando Broja, i cili dha asistin pasi dribloi dy lojtarë kundërshtarë në zonë.

Kuqezinjtë e ulën ritmin në pjesën e dytë të takimit, pasi më shumë u përpoqën të kontrollonin topin dhe të ruanin avantazhin. Por në minutat e fundit të ndeshjes ishte Uzuni që e dërgoi topin përtej vijës fatale, duke vendosur në këtë mënyrë edhe rezultatin përfundimtar të takimit në 3-0. Kjo është fitorja e parë në grup për Kombëtaren tonë, e cila ëndërron për një biletë për në Kampionatin Botëror.

Shqipëria shkon në kuotën e tre pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke kaluar Letoninë, por pas Anglisë kryesuese.

Shqipëria i mbylli ndeshjet e marsit me tre pikë, në pritje të ndeshjes me Serbinë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ora 20:45.

REZULTATI FINAL:

SHQIPËRI 3-0 ANDORRA

Manaj 9′, 20′, Uzuni 90+2′

The post Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës, fiton me rezultatin 3-0, zgjohen ëndrrat për në Botëror appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79793
Historike për Kosovën, ngjitet në Ligën B https://www.rtsh-shkodra.live/historike-per-kosoven-ngjitet-ne-ligen-b/ Mon, 24 Mar 2025 06:31:37 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79779 Arritje historike. Një fitore 3-1 dhe… Kosova e sheh veten në Ligën B të Ligës...

The post Historike për Kosovën, ngjitet në Ligën B appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Arritje historike. Një fitore 3-1 dhe… Kosova e sheh veten në Ligën B të Ligës së Kombeve. “Dardanët”, pas fitores 2-1 në “Fadil Vokrri” të enjten përballë Islandës, arritën të triumfojnë dhe në ndeshjen e kthimit play off të zhvilluar në Murcia të Spanjës. Me fitoren e përgjithshme 5-2 kalon nga Liga C në Ligën B.

Padyshim që heroi i mbrëmjes së sotme për “Dardanët” është Vedat Muriqi që firmosi të tre golat e suksesit 3-1. Islandezët kaluan të parët në avantazh me anë të Oskarsson që në minutën e 22-të, por sulmuesi i Mallorca-s përmbysi gjithçka në pjesën e parë(35’ dhe 45’+3).

Në pjesën e dytë Islanda mbeti me 10 lojtarë, Gunnarsson u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 66-tëm ndërsa Muriqi shënoi dhe të tretin në minutën e 79-të për rezultatin përfundimtarë 3-1.

The post Historike për Kosovën, ngjitet në Ligën B appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79779
Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet, gati për Andorrën https://www.rtsh-shkodra.live/kuqezinjte-mbyllin-pergatitjet-gati-per-andorren/ Mon, 24 Mar 2025 06:29:16 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79775 Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për...

The post Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet, gati për Andorrën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë kanë mbyllur pasditen e djeshme përgatitjet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Andorrës.

Takimi Shqipëri – Andorra do të luhet sonte në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë, në orën 20:45.

Biletat për këtë takim të rëndësishëm janë në shitje online në ebileta.al dhe fizikisht pranë pikës së shitjes që ndodhet pranë hyrjes tribunës kryesore të stadiumit “Arena Kombëtare”.

The post Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet, gati për Andorrën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79775