Kampionati Europian - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/sport/kampionati-europian/ Radio Televiziori Shqiptar Mon, 15 Jul 2024 10:00:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Kampionati Europian - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/sport/kampionati-europian/ 32 32 222375147 Shtypi botëror kurorëzon Spanjën: Të paprekshmit! https://www.rtsh-shkodra.live/shtypi-boteror-kurorezon-spanjen-te-paprekshmit/ Mon, 15 Jul 2024 09:59:59 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=52632 Mallkimi i Anglisë vazhdon ndërsa Spanja është në qiellin e shtatë. Mediet nga i gjithë...

The post Shtypi botëror kurorëzon Spanjën: Të paprekshmit! appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Mallkimi i Anglisë vazhdon ndërsa Spanja është në qiellin e shtatë. Mediet nga i gjithë globi kanë vlerësuar suksesin e iberikëve me tituj me shume fantazi.

Në Francë “L’Equipe” u hap me titullin “Të paprekshmit”. “Spanja fiton Euro 2024 duke mundur në finale Anglinë dhe kurorëzohet për herë të katërt si kampione e Europës”, vazhdon komentin e përditshmja në fjalë.

Ndërsa në Gjermani “Bild” zgjodhi titullin: “Festë spanjolle në finale“ duke iu referuar dyshes Uilliams dhe Jamal si “super sulmues”. Tabloidi gjerman thumbon Anglinë duke shkruar: “Finalja kthehet përsëri në një luginë lotësh për ‘tre luanët’”.

Në Itali, “la Gazzetta dello Sport” nuk lë shumë vend për interpretim: “Spanja në majën e Europës”.

Në Shtete e Bashkuara të Amerikës, “The New York Times” komentoi gjestin e Ojarzabal: “Një gol i vonshëm nga një hero i papritur”.

Ndërsa në Argjentinë, “Ole” u hap me titullin: “Spanja kampione me rekord”.

Në Brazil “Globo Esporte” shkroi: “¡Tetracampeona!”.

The post Shtypi botëror kurorëzon Spanjën: Të paprekshmit! appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
52632
Si magjistarët e rinj, Williams dhe Yamal kurorëzuan Spanjën me yllin e katërt https://www.rtsh-shkodra.live/si-magjistaret-e-rinj-williams-dhe-yamal-kurorezuan-spanjen-me-yllin-e-katert/ Mon, 15 Jul 2024 07:09:44 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=52608 BERLIN – Mikel Oyarzabal ishte autori i golit të fitores së Spanjës në Euro 2024 kundër...

The post Si magjistarët e rinj, Williams dhe Yamal kurorëzuan Spanjën me yllin e katërt appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
BERLIN – Mikel Oyarzabal ishte autori i golit të fitores së Spanjës në Euro 2024 kundër Anglisë por triumfi i “La Rojas” u frymëzua nga fillimi në fund nga anësorët shpërthyes Nico Williams dhe Lamine Yamal.

Dy të rinjtë kanë qenë kyç në drejtimin e skuadrës së tyre drejt finales në Berlin dhe u kombinuan po aq mirë edhe në këtë finale për ta çuar Spanjën përpara kundër Anglisë.

Goditja e Williams i dha Spanjës epërsinë dhe dyshja u treguan tepër kërkues përpara golit të barazimit të Cole Palmer për Anglinë.

Yamal, 17, dhe Williams, 22 vjeç, që të dy festuan ditëlindjen në ditët përpara finales duke i dhënë Spanjës një avantazh emocionues në sulm që u ka munguar për pjesën më të madhe të dekadës së fundit, duke e çuar skuadrën drejt fitore së trofeut të katërt të Kampionatit Europian duke vendosur edhe rekordin deri më tani.

Spanja më parë fitoi për herë të fundit një trofe të madh në vitin 2012, duke i dhënë fund një epoke të artë që i pa ata të ngrenë trofeun e Europianit në vitin 2008 dhe Kupën e Botës më 2010.

Që atëherë ata kanë luftuar si në fushë ashtu edhe jashtë saj për shkak të federatës së tyre të futbollit të goditur nga kriza.

Në Kampionatin Europian që u zhvillua në Gjermani kishte nga ata që nuk i konsideronin ndër favoritët kryesorë për të ngritur trofeun, por dhuntia dhe shpirti i garës i Yamal dhe Williams dhanë shkëndija jetike për një ekip kombëtar të njohur për aftësinë e tyre për të dominuar lojën dhe mbajtur topin.

Yamal u bë golashënuesi më i ri i Euro 2024 në moshën 16 vjeçare në triumfin e gjysmëfinales ndaj Francës duke u bërë lojtari më i ri i turneut.

Williams ishte i rëndësishëm në fitoren e fazës së grupeve ndaj fituesit të Euro 2020, Italisë dhe shkëlqeu në fitoren e të 16-tave ndaj Gjeorgjisë. Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, tha se dyshja kishin dhunti nga Zoti. Dhe për këtë ai ka meritën për zgjedhjen e dyshes Yamal-Williams që kurorëzuan Spanjën me yllin e katërt të Kampioneve Europiane. 

The post Si magjistarët e rinj, Williams dhe Yamal kurorëzuan Spanjën me yllin e katërt appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
52608
Spanja kampione e Euro 2024. Mposht 2 me 1 Anglinë në finalen dramatike në Berlin https://www.rtsh-shkodra.live/spanja-kampione-e-euro-2024-mposht-2-me-1-angline-ne-finalen-dramatike-ne-berlin/ Mon, 15 Jul 2024 07:08:06 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=52604 Spanja është kampione e Euro 2024 pasi ka mposhtur në shifrat 2 me 1 Anglinë....

The post Spanja kampione e Euro 2024. Mposht 2 me 1 Anglinë në finalen dramatike në Berlin appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Spanja është kampione e Euro 2024 pasi ka mposhtur në shifrat 2 me 1 Anglinë. Në këtë mënyrë, Spanja rrëmbyen për herë të katërt Kupën e Europës.

Finalja e sotme shënoi edhe epilogun e një muaji plot emocione dhe sfida, ku Spanja dhe Anglia u ndeshën në finale ku Furia e Kuqe shënoi emrin e tyre në librin e historisë së Europianëve.

Ndërkohë Anglia vijon të vuajë mallkimin e saj duke mos fituar asnjë trofe në një kompeticion të madh futbollistik që pas fitores së Kupës së Botës në vitin 1966.

Spanja shihej si favorite, pasi fitoi  6 nga 6 ndeshjet e luajtura dhe ishte në këtë finale me futbollin më të bukur dhe këtën e tregoi edhe mbrëmjen e sotme ndaj “Tre Luanëve”, kur gjetën golin e avantazhit me anë të Nico Williams në minutën e 47. Nga ana e saj, Anglia do të vuante nga sulmet spanjolle për minuta me radhë derisa Cole Palmer arriti të barazojë shifrat me anë të një gjuajtje që nga jashtë zonës dhe duke iu dhënë shpresë anglezëve. 

Por përpjekja e anglezëve për ta dërguar lojën në shtesë nuk zgjati shumë pasi pak para përfundimit të ndeshjes, ishte Mikel Oyarzabal në minutën e 86. 

Në këtë mënyrë, Spanja hipotekon trofeun e katërt të Kampionateve Europiane në historinë e saj.  

The post Spanja kampione e Euro 2024. Mposht 2 me 1 Anglinë në finalen dramatike në Berlin appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
52604
Finalja e Berlinit më 14 korrik, Southgate: Ndaj Spanjës duhet të jemi perfektë, që të ngremë trofeun   https://www.rtsh-shkodra.live/finalja-e-berlinit-me-14-korrik-southgate-ndaj-spanjes-duhet-te-jemi-perfekte-qe-te-ngreme-trofeun/ Fri, 12 Jul 2024 07:25:30 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=52199 Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka deklaruar se “Tre Luanëve” do t’u duhet të prodhojnë...

The post Finalja e Berlinit më 14 korrik, Southgate: Ndaj Spanjës duhet të jemi perfektë, që të ngremë trofeun   appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka deklaruar se “Tre Luanëve” do t’u duhet të prodhojnë performancën “perfekte” për t’u bërë mbretër të Evropës për herë të parë në histori.

Anglia do të përballen me Spanjën në finalen e Euro 2024 të dielën më 14 korrik me shansin për t’u bërë kampione e Europës.

“Tre Luanët” nuk kanë fituar asnjë trofe që triumfi i Kupës së Botës në vitin 1966. Lojtarët e Southgate kanë shansin t’i japin fund pritjes së gjatë dhe të fitojnë trofeun e Euro 2024.

Spanja është me të drejtë favorite, për atë që kanë bërë këtë turne. Ata kanë qenë ekipi më i mirë. Ata janë një skuadër e mirë. Taktikisht ne duhet të jemi perfektë. Do të duhet të gjejmë gjithçka që kemi  brenda ekipit. Por, ne jemi atje – dhe nuk ka dyshim se netët e mëdha që shumë nga ky grup kanë qenë së bashku dhe ky grup i ri janë formuar aq mirë dhe kanë mësuar kaq shumë nga këto gjashtë ndeshje”, është shprehur Southgate.

Southgate e di se si ai, ashtu edhe Anglia tani kanë përvojë të madhe në ndeshje të mëdha, përfshirë arritjen në finalen e fundit të Kampionatit Europian të vitin 2021, për të mos përmendur mbështetjen besnike të mijëra tifozëve që shkojnë në Berlin të dielën.

Ne kemi lojtarë që kanë luajtur shumë ndeshje të mëdha, kështu që ata do të dinë se çfarë kërkohet gjatë ndeshjes. Mendoj se të gjitha këto ndeshje të mëdha ne i shohim ndryshe tani.  Ju nuk e dini, për mua si trajner, derisa të keni drejtuar një finale evropiane, sepse ka shumë gjëra që janë të ndryshme. Nuk mund të mos mësoni nga këto përvoja. Jam i kënaqur nga tifozët. Kur i kemi tifozët me vete, siç janë tani, energjia që sjell është shumë e madhe”, tha më tej Southgate.   

Ndërkohë Southgate ka nderuar numrin 2 të tij Steve Holland – duke pranuar se nuk do të kishte pasur të gjithë suksesin e tij pa ndihmën e tij si krahu i djathtë.

The post Finalja e Berlinit më 14 korrik, Southgate: Ndaj Spanjës duhet të jemi perfektë, që të ngremë trofeun   appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
52199
Anglia në finale, Mbreti Charles: Na bëtë me zemër. Ndaj Spanjës e mbyllni brenda 90 minutave https://www.rtsh-shkodra.live/anglia-ne-finale-mbreti-charles-na-bete-me-zemer-ndaj-spanjes-e-mbyllni-brenda-90-minutave/ Thu, 11 Jul 2024 07:28:45 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=52030 Mbreti Charles ka uruar ekipin anglez të futbollit për arritjen në finalen e Euro 2024,...

The post Anglia në finale, Mbreti Charles: Na bëtë me zemër. Ndaj Spanjës e mbyllni brenda 90 minutave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Mbreti Charles ka uruar ekipin anglez të futbollit për arritjen në finalen e Euro 2024, ndërsa ka kërkuar që lojtarët të shmangin më shumë dramat e minutës së fundit.

Në një mesazh për skuadrën e Gareth Southgate pas fitores 2-1 të “Tre Luanëve” kundër Holandës, Charles u dërgoi lojtarëve “urimet më të mira” dhe “urimet më të ngrohta” të familjes mbretërore.

Por Mbreti ka ironizuar edhe dramat e minutës së fundit të përjetuar nga tifozët anglezë, duke përfshirë një barazimin në raundin e dytë kundër Sllovakisë dhe triumfin me penallti kundër Zvicrës në çerekfinale, duke u kërkuar atyre të jenë më kujdes për presionin e gjakut të kombit në finale, ku do të përplaset me Spanjën.

Unë dhe gruaja ime bashkohemi me gjithë familjen tonë për t’ju uruar urimet më të ngrohta për arritjen në finalen e Kampionatin Evropian – dhe duke dërguar urimet tona më të mira për ndeshjen e së dielës. Nëse mund t’ju inkurajoj që të siguroni fitoren përpara nevojës për ndonjë gola të mrekullueshëm të minutës së fundit ose të në dramat tjetër penallti, jam i sigurt se stresi nga rrahjet e zemrës kolektive të vendit dhe presionin e gjakut do të lehtësoheshin shumë! Paç fat, Angli”, shkruan Mbreti Charles.

The post Anglia në finale, Mbreti Charles: Na bëtë me zemër. Ndaj Spanjës e mbyllni brenda 90 minutave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
52030
Euro 2024, përcaktohen gjysëmfinalistët/Analiza në emisionin “Emocionet e Europianit në RTSH Shkodra” https://www.rtsh-shkodra.live/euro-2024-percaktohen-gjysemfinalistet-analiza-ne-emisionin-emocionet-e-europianit-ne-rtsh-shkodra/ Sun, 07 Jul 2024 10:38:45 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=51446 Angli-Zvicër dhe Holandë-Turqi kanë qënë dy sfidat e fundit çerekfinale të Europianit 2024, ku në...

The post Euro 2024, përcaktohen gjysëmfinalistët/Analiza në emisionin “Emocionet e Europianit në RTSH Shkodra” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Angli-Zvicër dhe Holandë-Turqi kanë qënë dy sfidat e fundit çerekfinale të Europianit 2024, ku në të parën anglezët kaluan turin pas gjuajtjeve të penalltive, ndërsa në të dytën, avantazhi i turqve nuk mjaftoi pasi hollandezët përmbysën në 2-1 duke marrë ato bileten gjysmëfinaliste. Ashtu si edhe në ditët e mëparshme, edhe mbrëmjen e së shtunës analiza dhe komentet e Europianit u bë në studion e RTSH Shkodra, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së fundit me një panel të përzgjedhur profesionistësh si trajnerët e futbollit: Armando Cungu, Edmond Doçi dhe Ardit Mani.RTSH Shkodra vazhdon transmetimin maratonë të emocioneve të Europianit 2024, ditën e martë me gjysmëfinalen e parë, Spanjë-Francë.

The post Euro 2024, përcaktohen gjysëmfinalistët/Analiza në emisionin “Emocionet e Europianit në RTSH Shkodra” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
51446
Portugalia në çerekfinale, gjen Francën. Portieri Diogo Costa ‘shpëton’ nga lotët, Cristiano Ronaldon https://www.rtsh-shkodra.live/portugalia-ne-cerekfinale-gjen-francen-portieri-diogo-costa-shpeton-nga-lotet-cristiano-ronaldon/ Tue, 02 Jul 2024 07:19:57 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=50582 Portugalia i mbijetoi një nate makthi për Cristiano Ronaldon, ndërsa portieri Diogo Costa u bë...

The post Portugalia në çerekfinale, gjen Francën. Portieri Diogo Costa ‘shpëton’ nga lotët, Cristiano Ronaldon appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Portugalia i mbijetoi një nate makthi për Cristiano Ronaldon, ndërsa portieri Diogo Costa u bë hero i luzitanëve.

Ronaldo humbi disa raste në 90 minutat e ndeshjes që përfundoi pa gola dhe më pas ai humbi një penallti në kohën shtesë, gjë e cila e bëri të lotojë në fushë pavarësisht inkurajimit të shokëve të skuadrës.

Megjithatë, pasi ndeshja shkoi drejt zgjidhjes përmes penalltive, heroi i Portugalisë u bë portieri Diogo Costa.

Ai priti gjuajtjen e penalltive të Josip Ilicic, Jure Balkovec dhe Benjamin Verbic për të siguruar një vend në çerekfinale për Portugalinë pasi Bernardo Silva, Bruno Fernandes dhe Ronaldos shënuan nga pika e bardhë e 11-metërshave.

Por nata do të mbahet mend për reagimin e jashtëzakonshëm të Ronaldos për humbjen e penalltisë në kohën shtesë, dhe disa gabime gjatë 90 minutave.

Portugalia dominoi ndeshjen teksa me anë të Rafael Leaos dhe Ronaldos, kërkonin të shënonin ndaj Sllovenisë.

Nga ana tjetër, sa i përket sulmeve Sllovene, nuk kishte të tilla, derisa Benjamin Sesko pati një rast mjaft të pastër ku ballë për ballë me portierin portugez nuk arriti të shënojë.

Gjithçka u vendos më pas ku portieri portugez Diogo Costa shpëtoi Ronaldon nga lotët që mund të shtoheshin edhe më shumë nëse eliminohej Portugalia.  

The post Portugalia në çerekfinale, gjen Francën. Portieri Diogo Costa ‘shpëton’ nga lotët, Cristiano Ronaldon appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
50582
Spanja mposht Gjeorgjinë dhe shkon në çerekfinale, më 5 korrik përballet me Gjermaninë https://www.rtsh-shkodra.live/spanja-mposht-gjeorgjine-dhe-shkon-ne-cerekfinale-me-5-korrik-perballet-me-gjermanine/ Mon, 01 Jul 2024 06:49:36 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=50407 Spanja ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultatin 4 me 1 duke u kualifikuar për në çerekfinale...

The post Spanja mposht Gjeorgjinë dhe shkon në çerekfinale, më 5 korrik përballet me Gjermaninë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Spanja ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultatin 4 me 1 duke u kualifikuar për në çerekfinale ku do të përballet me Gjermaninë më 5 korrik. Ndeshja nisi keq për Spanjën pasi e pa veten në disavantazh teksa pësoi një autogol në minutën e 18.

Megjithatë, Spanja ishte më kërkuese dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 39 me anë të Rodrit duke e mbyllur pjesën e parë në 1 me 1.

Në pjesën e dytë gjithçka foli për iberikët të cilët, përmbysin rezultatin me anë të Fabian Ruiz duke u dhënë më shumë besim spanjollëve.

Në këtë mënyrë, iberikët sulmojnë gjithnjë e më shumë duke gjetur edhe golin e tretë me anë të Nico Williams. Ndërsa për ta vulosur rezultatin mendoi Dani Olmo duke i çuar shifrat në 4 me 1.

Ndërkaq, më 5 korrik Gjermania do të presë Spanjën në një ndeshje që mund të quhet me të drejtë një finale e parakohshme e Kampionatit Europian.

Të dyja skuadrat e mëdha do të luajnë për një vend në gjysmëfinalen e madhe të Euro 2024, teksa gjermanët kanë pas tyre tifozerinë vendase dhe spanjollët që vijnë më në formë se kurrë. Për këtë duhet të presim deri në 5 korrik, ora 18:00 në Shtutgart.  

The post Spanja mposht Gjeorgjinë dhe shkon në çerekfinale, më 5 korrik përballet me Gjermaninë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
50407
Euro 2024-Marini: Silvinjo e kishte kombëtaren shqiptare si auto-shkollë, të na japë shpjegime https://www.rtsh-shkodra.live/euro-2024-marini-silvinjo-e-kishte-kombetaren-shqiptare-si-auto-shkolle-te-na-jape-shpjegime/ Fri, 28 Jun 2024 07:25:07 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=50053 Specialisti i njohur i futbollit Elton Marini ka deklaruar në emisionin “Europiani3D” se trajneri i...

The post Euro 2024-Marini: Silvinjo e kishte kombëtaren shqiptare si auto-shkollë, të na japë shpjegime appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Specialisti i njohur i futbollit Elton Marini ka deklaruar në emisionin “Europiani3D” se trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo duhet të japë shpjegime për atë që ndodhi në ndeshjet në grupe ku Shqipëria mori vetëm një barazim përballë Kroacisë dhe humbi dy sfidat e tjera me Italinë dhe Spanjën.

Sipas Marinit, eksperienca e Silvinjos me kuqezinjtë ka qenë një autoshkollë për të dhe që i ka shërbyer sipas tij, marketingut personal.

Marini vuri në dukje presidenti Duka ka lënë të hapur mundësinë që Silvinjo mund të largohet nga drejtimi i kombëtares shqiptare.

Më vjen ndërmend intervista e tij e parë kur ka ardhur në Shqipëri dhe ka thënë se “presidentin me Dukën jemi njohur rastësisht në një restorant në Milano”.

Për një trajner që njihet në restorant dhe nuk është pjesë e tregut, kjo ishte një autoshkollë shumë e mirë që e ndihmoi atë në marketingut personal.

Në nivelin personal e ka ndihmuar aq shumë sa vetë presidenti Duka ka thënë një fakt që “në rast se i vjen ndonjë ofertë interesante nga jashtë mund të ikë dhe është i lirë. Pra, “ku ka zë, nuk është pa gjë”. Kur ka nga këto batutat do të thotë që ka një indikacion për trajnerin. Ai atë pjesën e marketingut personal e ka arritur.

Do rinovojë, s’do rinovojë, besoj se detyrohet për ca shpjegime teknike për të gjithë rrugëtimin, jo vetëm rrugëtimin që pamë nga qendra stërvitore në stadium, por rrugëtimin e ekipit kombëtar që nga dita që ka marrë drejtimin deri në datën 30 qershor që ka fundin e kontratës”, u shpreh Marini në emisionin “Europiani3D”.  

The post Euro 2024-Marini: Silvinjo e kishte kombëtaren shqiptare si auto-shkollë, të na japë shpjegime appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
50053
Euro 2024-Plotësohet raundi i 1/16-ve, datat dhe oraret. Nis me Zvicër-Itali dhe Gjermani-Danimarkë https://www.rtsh-shkodra.live/euro-2024-plotesohet-raundi-i-1-16-ve-datat-dhe-oraret-nis-me-zvicer-itali-dhe-gjermani-danimarke/ Thu, 27 Jun 2024 07:38:26 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=49828 Raundi i 16-ve i EURO 2024 është kompletuar i gjithi pas ndeshjeve ku u kualifikuan...

The post Euro 2024-Plotësohet raundi i 1/16-ve, datat dhe oraret. Nis me Zvicër-Itali dhe Gjermani-Danimarkë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Raundi i 16-ve i EURO 2024 është kompletuar i gjithi pas ndeshjeve ku u kualifikuan Rumania, Belgjika, Sllovenia, Turqia, Portugalia dhe Gjeorgjia e cila ishte edhe befasia e ndeshjeve në grupe pasi mundën luzitanët 2 me 0 teksa vinte në këtë Europian si debutuese.

Përplasjet në raudin e 1/16 do të nisin me ndeshjet e Zvicrës kundër Italisë dhe Gjermaninë kundër Danimarkës të shtunën më 29 qershor.

Tetë ndeshjet do të zhvillohen në katër net, duke përfunduar me Austrinë kundër Turqisë të martën më 2 korrik.

Ndeshjet e raundit të 16-të të UEFA EURO 2024

Të gjitha datat dhe oraret:

E shtunë 29 qershor

Zvicra – Itali (Berlin, ora 18:00)

Gjermani – Danimarkë (Dortmund, ora 21:00)

E diel 30 qershor

Angli – Sllovaki (Gelsenkirchen, ora 18:00)

Spanja – Gjeorgjia (Këln, ora 21:00)

E hënë 1 korrik

Francë – Belgjikë (Düsseldorf, ora 18:00)

Portugali – Slloveni (Frankfurt, ora 21:00)

E martë 2 korrik

Rumania – Holandë (Mynih, ora 18:00)

Austria – Turqia (Leipzig, ora 21:00)

The post Euro 2024-Plotësohet raundi i 1/16-ve, datat dhe oraret. Nis me Zvicër-Itali dhe Gjermani-Danimarkë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
49828